Connect with Us

E ardhmja e Kovac varet nga këto dy ndeshje/ Bayerni ka dy emra në listë për pasuesin e kroatit

BundesLiga

E ardhmja e Kovac varet nga këto dy ndeshje/ Bayerni ka dy emra në listë për pasuesin e kroatit

Publikuar

-

Një karton i kuq në minutën e 9 ndaj Jerome Boateng dhe më pas 5 gola të pësuar e vetëm një i shënuar, bënë që Bayerni i Mynihut të marrë një nga humbjet më të thella në histori në transfertën ndaj Eintrachtit të Frankfurtit.

Humbjes së thellë i shtohet edhe fakti që Borussia Monchengladbach fitoi sërish dhe shkoi në +4 pikë nga bavarezët në krye të renditjes, ndërsa pakënaqësia ndaj trajnerit kroat Niko Kovac është shtuar ndjeshëm tashmë.

Fansa të shumtë bavarezë po kërkojnë shkarkimin e kroatit, opsion që sipas mediave gjermane, tani po e mendojnë edhe drejtuesit e klubit, që shohin ndërprerjen e kampionatit pas javës së ardhshme, si momentin ideal për të ndryshuar kreun e pankinës.

Në rast të shkarkimit të Kovac, në “pole” për të marrë vendin e tij është Jose Mourinho, i cili prej thuajse një viti është i papunë dhe në intervistat e tij nuk e ka mohuar dëshirën për të punuar në një kampionat të ri dhe në CV-në e tij mungon një eksperiencë në Bundesligë.

Përveç portugezit, një emër që “josh” drejtuesit e Bayernit është edhe ai i ish trajnerit të Juventusi, Massimiliano Allegri, që gjithashtu është i lirë dhe i gatshëm për të provuar një eksperiencë jashtë Italie.

Megjithatë gjasat janë që Kovac të luajë shanset e tij në mesjavë në Champions dhe në fundjavën e ardhshme ndaj Borussias së Dortmundit, ku vetëm dy fitore bindëse mund ta mbajnë në pankinën bavareze edhe për disa javë të tjera. /Supersport.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

Messi nuk toleron as shokun e tij, shihni si e pëson ylli i Bayernit (video)

Publikuar

-

Argjentina fitoi 1-0 ndaj Brazilit dje në një miqësore të luajtur në Riad t Arabisë Saudite. Protagonisti kryesor i këtij takimi ishte Messi. Ylli i Barcelonës u rikthye në kombëtare pas dënimit të dhënë nga CAF, pas akuzave të rënda që lëshoi në verë në Kupën e Amerikës, kur Argjentina u eliminua nga Brazili në […]

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Zyrtare: Bayerni konfirmon trajnerin e ri

Publikuar

-

Bayern Munchen po zhvillon asamblenë e zakonshme vjetore ku të gjithë drejtuesit më të mëdhenj të klubit janë mbledhur dhe po diskutojnë në lidhje me të ardhmen e klubit. Vendimi i fundit që ka dalë nga kjo mbledhje dhe më i rëndësishme është konfirmimi i trajnerit Hansi Flick. Ai do të vazhdojë punën të paktën […]

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Bayerni është në kërkim të një trajneri, Lewandowski zbulon ‘votën’ e tij

Publikuar

-

Pas shkarkimit të Niko Kovac, shumë emra janë përfolur për të marrë drejtimin e Bayernit, por drejtimi i ekipit deri tani i është besuar zëvendës trajnerit, Hansi Flick, i cili përflitet se mund të qëndrojë në krye të bavarezëve deri në fund të sezonit. I këtij mendimi është edhe sulmuesi kryesor i Bayernit, Robert Lewandowski. […]

LEXO TE PLOTE