Connect with Us

Andi Lila mbështet Dukën: Janë politikanë apo gënjeshtarë? Ku e kanë ligjin e sportit?

Kombëtare

Andi Lila mbështet Dukën: Janë politikanë apo gënjeshtarë? Ku e kanë ligjin e sportit?

Publikuar

-

Ashtu si kreu i FSHF-së, Armand Duka, edhe Andi Lila i ka qëndruar mendimit të tij për Ligjin e Sportit, madje nuk nguroi të “thumbonte” zv.kryeministrin Erion Braçe.

“Duhet të jemi të gjithë bashkë kush është për të mirën e sportit. Kush nuk është për këtë gjë duhet të ikë nga linja jonë, duhet të dalë veç. Presidentët nuk kanë faj, se presin që të behet reforma në sport dhe kontributet t’iu njihen. Këto janë hallka që janë njëra pas tjetër.

Psh: Zv.kryeministri i Shqipërisë, Z.Erion Braçe, del në intervistë dhe thotë që në shtator do bëhet reforma në sport, ndërsa sot jemi në nëntor. A janë politikanë a janë gënjeshtarë, nuk e di se çfarë janë, por një gjë duhet ta thonë.

Thanë për në shtator. Pse nuk po bëhet?! Ku është? Po vjen dhjetori, po kalon. Nuk mund të vazhdojmë dot në pafundësi kështu. Bëjmë statuse në “Facebook”, internet. Unë falas me shumë qetësi, edhe me Braçen. Në qoftë se është për të mirën e futbollit unë as me të.

Nuk bëj me asnjë polemikë.Dua të kem interesa të qëndrueshme me atë njeri që është për të mirë e futbollit. E mira e futbollit është kjo. E bëri Kosova, mbaroi punë. Nëse Kosova vazhdon me këto ritme, po ecën siç po shohim. Këtu ka talente, futbolli duhet të jetë një hallkë e fortë e ekonomisë shqiptare”, u shpreh Andi Lila.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

“Nesër jepni shpirtin në fushë”, Kryeministri Rama bën batuta me lojtarët

Publikuar

-

Nga

Kryeministria Edi Rama ka vizituar stadiumin e ri “Air Albania” një ditë para ndeshjes përuruese ndaj Francës, për eliminatoret e Euro 2020. Kreu i qeverisë u takua me presidentin e FSHF, Duka, trajneri Edi Reja, si dhe të gjithë lojtarët kuqezi që kishin dalë për të kryer stërvitjen e parë. “Është një vepër inxhinierike fantastike. […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Francës i dëmtohet lojtari kryesor një ditë para ndeshjes me Shqipërinë

Publikuar

-

Nga

Kombëtarja shqiptare do të përballet neser me Francën për kualifikueset Euro 2020. Në konferencën për shtyp, trajneri i “Gjelave” Didier Deschamp ka folur për takimin me Shqipërinë, duke treguar mungesat e grupit që ai drejton. Numri një i stolit francez ka treguar se Coman nuk është i gatshëm, pasi ka kaluar një dëmtim në stërvitje. […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

“Sikur të kisha erdhur më herët te Shqipëria…”, Reja: Kemi shanse edhe ndaj Francës

Publikuar

-

Nga

Trajneri i Kombëtares, Edi Reja ka dalë në konferencë për shtyp në prag të takimit kundër Francës, ku ka folur për ndeshjen por njëkohësisht edhe për të ardhmen si edhe mundësinë për të marrë drejtimin e një skuadre kombëtare më herët. Ai u ndal edhe në aspektin taktik të Kombëtares, teksa shtoi se i di […]

LEXO TE PLOTE