Sport
E bujshme/ Kallaku lë Teutën në janar dhe transferohet te ekipi i njohur europian

Sherif Kallaku është një nga lojtarët më të mirë në Superiore. Mesfushori i talentuar ka tërhequr vëmendje nga disa ekipe, por dëshira e tij mbetet të vazhdojë karrierën jashtë Shqipërisë.
Artan Shyti, i ftuar në emisionin Pressing, ka zbuluar se Kallaku do të largohet nga Teuta në janar. Sipas Shytit, Kallaku do të transferohet te skuadra e Akhmat Grozny në Rusi, shkruan “Newsport.al”.
Tek Akhmat Grozny, Kallaku do të gjejë dy futbollistët e tjerë shqiptarë, Odise Roshi dhe Bernard Berisha. Kallaku është gjithashtu edhe kapiteni i Shpresave U-21
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania