Connect with Us

E zbulon vetë presidenti i Bayern/ Ja kur do të zgjidhet trajneri i ri

BundesLiga

E zbulon vetë presidenti i Bayern/ Ja kur do të zgjidhet trajneri i ri

Publikuar

-

Bayerni i Mynihut vendosi të shkarkojë trajnerin Niko Kovaç të dielën, pas 16 muajsh në punë që u mbyllën me një humbje të thellë 5-1 në Frankfurt ndaj Eintrachtit vendas, që për ironi ishte edhe skuadra paraardhëse e kroatit.

Drejtuesit e klubit momentalisht ia kanë besuar drejtimin e ekipit, zëvendësit të Kovac, Hans Flick, që ka qenë edhe ndihmës i Joakim Low në Botërorin e 2014-ës, kur Gjermania u shpall kampione dhe do të jetë në pankinë për ndeshjet ndaj Olympiacosit dhe Borussias së Dortmundit.

Presidenti i bavarezëve, Uli Hoenes ka deklaruar se do të duhen rreth 3 javë për të gjetur një trajner të ri, ndërsa në përzgjedhje janë angazhuar edhe Beckenbauer e Hasan Salihamidzic, që po shqyrtojnë me vëmendje të gjithë alternativat.

“Do ta mendojmë me qetësi, të gjithë bashkë dhe besoj se para transfertës ndaj Dusseldorfit, më 23 nëntor, do të kemi edhe trajnerin e ri. Deri atëherë besim të plotë te Flick, që ka eksperiencën e duhur për të udhëhequr skuadrën drejt fitoreve”, tha Hoeness.

Dëshira e drejtuesve gjermanë ishte për trajnerin e Ajaxit Eric Ten Haag, por ky i fundit deklaroi se nuk do të lërë holandezët para fundit të sezonit, ndërsa në Gjermani raportojnë edhe për kontakte me Thomas Tuchel, që aktualisht mban postin e trajnerit te Paris Saint Germain.

Aktualisht trajnerë të lirë janë Massimiliano Allegri, Jose Mourino dhe Arsene Wenger, teksa ky i fundit shihet më shumë si një mundësi për të drejtuar ekipin deri në fund të sezonit, me shpresën se më pas do të mund të lirohet Ten Haag apo Tuchel. /Supersport.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

Edhe Bayerni hyn në garë për sensacionin e Europës, zbulohet oferta e majme

Publikuar

-

Bayern Munchen është futur në garën për shërbimet e Erling Haaland. Sulmuesi norvegjez po shkëlqen me Salzburg dhe kryeson renditjen e golashënuesve në Champions League. 19-vjeçari potent ka shënuar 15 gola në kampionat, 4 në Kupën e Austrisë dhe 7 në kompeticionin evropian. Të shumta janë klubet që i janë vënë pas, mes tyre dhe […]

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Kushton 100 milionë euro dhe e kërkon gjysma e Europës/ “Djaloshi i artë” i Dortmundit kërkon largimin

Publikuar

-

Ishte thjesht çështje kohe. Të gjithë e dinim që shumë shpejt do vinte momenti kur Jadon Sancho të kërkonte largimin nga Dortmundi dhe kështu po ndodh. Sipas “Daily Mail”, 19-vjeçari anglez iu ka kërkuar drejtuesve të Dortmundit ta lënë të lirë të largohet, destinacioni i tij i ri pritet të jetë sërish Anglia. Në verën […]

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

U përfol si trajner i Bayernit, Wenger pranon zyrtarisht sfidën e re

Publikuar

-

Pasi dështoi mundësia për t’u ulur në stolin e gjigantëve gjermanë të Bayernit të Mynihut, trajneri francez Arsene Wenger vendosi t’i japë fund karrierës së tij si trajner. Tashmë në moshën 70-vjeçare, Wenger vendosi të pranojë ofertën për rolin e Shefit të Zhvillimit të Futbollit në Botë, pranë organizmit drejtues të këtij sporti, FIFA-s. Wenger […]

LEXO TE PLOTE