Seria A
Zyrtare: Ja ku do të luhet finalja e Superkupës së Italisë/ Nuk do të ketë më barriera gjinore

Ashtu si edhe vitin e kaluar, edhe këtë vit finalja e Superkupës së Italisë do të luhet në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad, më 22 dhejtor.
Ndeshja do të luhet në King Saud University Stadium dhe do të fillojë në orën 17:45 (me orën vendase, 19:45 me orën shqiptare).
Ndryshe nga finalja e sezonit të kaluar ku Juventusi mposhti 1-0 Milanin, këtë herë nuk do të ketë më barriera gjinore në stadium sipas asaj që raporton “La Gazzetta dello Sport”.
Pra, për herë të parë në histori femrat do të lejohen të futen në stadium njësoj si meshkujt dhe gjithashtu femrat e huaja nuk kanë nevojë të veshin rrobën e quajtur “abaya” (veshje e jashtme, karakteristike për vendet e Arabisë). /CNA.al
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania