Connect with Us

Champions League/ Bayerni dhe Juventusi kualifikohen zyrtarisht për në fazën tjetër

Sport

Champions League/ Bayerni dhe Juventusi kualifikohen zyrtarisht për në fazën tjetër

Publikuar

-

Janë mbyllur dy ndeshjet e para për sot në Champions League. Në “Allianz Arena”, Bayerni mundi 2-0 grekët e Olympiacos, duke siguruar kështu zyrtarisht biletën për në raundin tjetër. Bavarezët nuk e patën dhe aq të lehtë, pasi goli i parë i takimit u shënua në minutën e 68′, Coman fut një top në zonë dhe aty i përhershmi Lewandwoski e dërgon në rrjetë.

https://www.youtube.com/watch?v=CPouj_f4YMw

Në minutën e 89′, Ivan Perisic dyfishon rezultatin për Bayern. Kroati vetëm një minutë më parë ishte futur në fushën e lojës, në vend të Gnbary dhe direkt u bë protagonist.

https://www.youtube.com/watch?v=UerumBbZ1SQ

Në Moskë, Juventusi fitoi vetëm në minutat shtesë me rezultatin 1-2 ndaj Lokomotiv. Një ndeshje që nisi me dy gola të shpejtë, bardhezinjtë shënuan të parët me Ramsey në minutën e 3′, uellsiani përfitoi nga gabimi i portierit vendas dhe shtyu topin në rrjetë.

https://www.youtube.com/watch?v=CmUIA5p9JgQ

Rusët barazuan shifrat me një aksion model që u finalizua nga Miranchuk. Goli i avantazhit për “Zonjën” u shënua në minutën e 93′ nga Douglas Costa, pas një super aksioni.

https://www.youtube.com/watch?v=uuXqtPue79g

Pas kësaj fitoreje, Juventusi pret zyrtarisht biletën për në raundin tjetër. /CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Premier Liga

Kjo është penalltia më e shëmtuar në histori, tifozët rrezikojnë jetën (video)

Publikuar

-

Në ndeshjen mes Nuneaton Sports dhe Stratford Town është goditur mbase penalltia më e keqe e historisë së futbollit. Me siguri kemi parë penallti të ekzekutuara në mënyrë më skandaloze, por asnjëherë nuk është vënë në rrezik jeta e tifozëve mbrapa portës. Lojtari i ekipit vendas, i cili luan në kategorinë e shtatë angleze, ka […]

LEXO TE PLOTE

Sport

EURO 2020: Ja 16 ekipet e kualifikuara deri tani

Publikuar

-

Pas përfundimit të ndeshjeve të sotme eliminatore, listës së ekipeve të kualifikuara për në Euro 2020 i janë shtuar edhe 4 ekipe të tjera: Gjermania dhe Holanda në Grupin C, Austria që renditet e dyta në grupin G dhe Kroacia e para në grupin E. Tani kanë mbetur edhe 8 vende, 4 prej të cilave […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Eliminatore Euro 2020/ Gjermania kualifikohet me spektakël, Holanda kënaqet me barazim

Publikuar

-

Janë mbyllur ndeshjet eliminatore të darkës për Euro 2020. Në Grupin C, Gjermania fitoi 4-0 ndaj Bjellorusisë, duke prerë kështu zyrtarisht biletën për në Europian. Njeriu i ndeshjes ishte Toni Kroos, i cili shënoi dy gola dhe dha një asist. Golat e tjerë u shënuan nga Ginter dhe Goretzka. Miqtë humbën edhe mundësine e vetme […]

LEXO TE PLOTE