Connect with Us

Donnarumma e tepron/ I kërkon Milanit shifrën e çmendur për të rinovuar kontratën

Seria A

Donnarumma e tepron/ I kërkon Milanit shifrën e çmendur për të rinovuar kontratën

Publikuar

-

Sikur të mos mjaftonin rezultatet e dobëta, ndërrimi i shpeshtë i trajnerëve, problemet brenda grupit, te Milani ka lindur një çështje e re. Yllit kryesor të kuqezinjve, Gigio Donnarumma-s i skadon kontrata në qershorin e vitit 2021 dhe bisedimet mes palëve për të rinovim kanë mbetur në mes. Arsyeja? 20-vjeçari nuk është i kënaqur me rrogën që merr aktualisht dhe kërkon më shumë.

Donnarumma fiton 6 milionë euro në vit dhe që të hedhë frimën për rinovim kërkon plot 8 milionë euro në vit. Në këto kushte që është tani Milani është shumë e vështirë të pranojë një kërkesë të tillë. Kujtojmë se agjenti i portierit italian është Mino Raiola, i cili njihet për përplasjet e vazhdueshme më Milanin.

Në rast se Donnarumma nuk firmos brenda vitit 2020, rrezikon të largohet me parametra zero nga kuqezinjtë. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

E do dhe Barcelona, Igli Tare blindon “mbretin e asisteve”

Publikuar

-

Nga

 Pas marrëveshjes me Thomas Strakoshën për ta mbajtur bardhekaltër deri në vitin 2025, Igli Tare ka ndjekur të njëjtën strategji edhe me Luiz Alberton. Ky i fundit ka bërë mirë vitet e fundit te Lazio, ndërsa këtë sezon ka shkëlqyer në fushë, duke tërhehur edhe vëmendjen e klubeve të mëdha si Barcelona. Por Tare nuk […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Memushaj përgatitet për rikthimin në fushë: Besoj se do jemi të mbrojtur

Publikuar

-

Nga

Në Itali janë duke menduar për rifillimit e futbollit duke qenë se klubet kanë marrë lejen për të ristartuar stërvitjet më datë 4 maj, ndërsa fundi i majit apo fillimi i qershorit mund t’i gjejë në fushë. Sakaq, në pritje është Serie B, aty ku me Peskarën aktivizohet Ledian Memushaj. Vlonjati i mesfushës shprehet se […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Juventusi bën pazar te Barcelona, do yllin e ekipit

Publikuar

-

Nga

Juventusi interesohet për futbollistin e Barcelonës Serxhi Roberto. Disa media italiane raportojnë se bardhezinjtë kanë piketuar lojtarin katalanas si njërin kandidatëve të mundshëm që mund të operojnë shumë mirë në krahun e djathtë të mbrojtjes, aty ku “Zonja e Vjetër” synon të investojë për të ardhmen. Sipas “Marca”-s, lojtari dhe menaxheri i tij nuk janë […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: