Connect with Us

E turpshme/ Pronari i restorantit përzë lojtarët e Skënderbeut se klubi nuk paguante prej javësh

Sport

E turpshme/ Pronari i restorantit përzë lojtarët e Skënderbeut se klubi nuk paguante prej javësh

Publikuar

-

Skënderbeun “e zbojnë” edhe nga restoranti. Mund të duket e pabesueshme, por klubi më i suksesshëm shqiptar në dekadën e fundit, po has në një situatë të pazakontë prej krizës financiare, të cilën ndoshta askush nuk do që ta besojë në Korçë.

Megjithatë, ajo që ka ndodhur para ndeshjes së fundit në kampionat me Laçin është padyshim një tregues i fortë për krizën që ka mbërthyer klubin. Nëse në sezonin e kaluar pati një bojkotim të stërvitjes prej vonesës së pagave të lojtarëve, këtë herë ka ndodhur diçka e paprecedent, pasi ekipi nuk u pranua nga restoranti.

“Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se në ambientin ku muajt e fundit skuadra drekonte dhe darkonte, pronari i restorantit nuk ka pranuar të shërbejë më për lojtarët dhe stafin.

NGJARJA

Dy ditë para ndeshjes me Laçin, futbollistët kanë shkuar si zakonisht në restorantin ku marrin trajtim ushqimor prej kohësh në Korçë. Burime të sigurta i treguan dje gazetës se pronari i restorantit, pasi kishte paralajmëruar disa herë klubin për pagesat, kishte vendosur të mos shërbente më për ekipin.

Burime jozyrtare në klub bënë të ditur se shkak për këtë është bërë mosrakordimi mes menysë së kërkuar nga korçarët dhe pagesës që ishte vënë në dispozicion të restorantit për trajtimin ushqimor të ekipit. Kjo situatë e pa hasur më parë në Korçë, solli në një rëndesë psikologjike të vetë lojtarëve, gjë që u reflektua edhe në takimin e humbur me Laçin.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: