Connect with Us

Karioka: Ja kush janë dy ekipet për të cilat do kthehesha me vrap në Shqipëri

Sport

Karioka: Ja kush janë dy ekipet për të cilat do kthehesha me vrap në Shqipëri

Publikuar

-

Në vitet e fundit, Brazili ka qenë një nga shtetet që ka furnizuar së shumti klubet e Kategorisë Superiore dhe te Kukësi kanë qenë në numër të konsiderueshëm. Një prej tyre, ishte mesfushori Zhan Karioka i cili me fanellën e verilindorëve arriti të fitonte gjithçka, për t’u larguar më pas në drejtim të Kosovës ku firmosi me skuadrën e Feronikelit.

Në një intervistë për “VipSport.al”, Karioka u shpreh se nga futbolli në Shqipëria ka kujtime të bukura, teksa ka bërë edhe një krahasim mes kampionatit shqiptar dhe atij të Kosovës. Ai u ndal edhe te një rikthim i mundshëm në Shqipëri, të cilin e konsideron diçka të mundshme.

Karioka, po luani aktualisht në Kosovë. Si është futbolli atje?
Futbolli këtu është shumë i fortë. Këtë sezon janë forcuar shumë edhe skuadrat dhe niveli teknik është rritur shumë. Është një kampionat shumë i luftuar.

Para se të shkonit te Feronikeli, ishit pjesë e Kukësit. Cilat janë ndryshimet mes dy skuadrave?
Besoj se diferencat janë të vogla. Struktura e punës këtu është më e mirë dhe i jep futbollistëve kushte më të mira që të japin maksimumin në fushë. Pastaj, presioni te Kukësi ishte shumë më i madh se këtu. Si Kukësi, ashtu edhe Feronikeli janë 2 skuadra të mëdha që gjithmonë luftojnë në kampionatet e tyre për titullin kampion.

Në krahasim me futbollin në Shqipëri, si është futbolli në Kosovë?
Për momentin, futbolli në Shqipëri është më i fortë por unë besoj se në pak vite, futbolli në Kosovë do të barazohet me atë në Shqipëri ose ndoshta do të jetë edhe më i fortë.

Me Kukësin arritët të fitonit edhe titullin kampion. Cilat janë momentet më të bukura që kujtoni?
Te Kukësi kam kujtime të shumta të bukura. Isha kampion në Shqipëri, fitova Kupën dhe Superkupën. Goli në finalen e Kupës së Shqipërisë ishte një moment që e kam ngulitur në memorie dhe do ta kem gjatë në kujtime.

A ruani ende kontakte me futbollistët nga kampionati shqiptar?
Po, kam ende kontakte por jo shumë.

Do t’iu pëlqente të riktheheshit edhe një herë në Kategorinë Superiore? Për cilën skuadër?
Po, ndoshta një ditë do të rikthehem. Do të më pëlqente të luaja te Partizani ose të rikthehesha edhe një herë te Kukësi. Por, për momentin kam kontratë me Feronikelin dhe dua ta respektoj deri në fundin e saj.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Euro 2020: Ja 19 ekipet e kualifikuara, edhe 5 bileta ende në lojë

Publikuar

-

Me përfundimin e ndeshjeve të sotme eliminatore ka shkuar në 19 numri i ekipeve të kualifikuara për në Euro 2020. Dy ekipet e fundit që siguruan sot biletën janë ato të grupit D, Zvicra dhe Danimarka. Në ndeshjet e nesërme të fundit për këto eliminatore do mësohet edhe ekipi i 20-të, nga përballja Uells-Hungari. Bale […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Eliminatore Euro 2020, mbyllen takimet e sotme: 2 ekipe presin biletën për në Europian

Publikuar

-

Janë mbyllur takimet e sotme eliminatore, ku bien në sy fitoret e thella të Italisë dhe Zvicrës. Të kaltrit fituan 9-1 ndaj Armenisë duke i mbyllur këto eliminatore me pikë të plota, 10 ndeshje, 30 pikë. Zvicra nuk pati probleme dhe fitoi me lehtësi 1-6 në Gjibraltar duke siguruar vendin e parë në Grupin D […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Italia është çmendur, shënon 9 gola në ndeshjen e fundit eliminatore

Publikuar

-

Italia ka rilindur nën drejtimin e Roberto Mancinit dhe kurrë më parë nuk ka qenë në këtë formë. Të kaltrit mbyllin eliminatoret në mënyrën më të mirë të mundshme, duke marrë pikët e plota në 10 ndeshje, pra 10 fitore. Në ndeshjen e fundit ndaj Armenisë, që po luhet në Palermo dhe ende nuk ka […]

LEXO TE PLOTE