Connect with Us

Nuk e bëjnë dot të gjithë/ Sarri nxjerr Ronaldon nga fusha, yllit portugez i “ikën mendja”

Seria A

Nuk e bëjnë dot të gjithë/ Sarri nxjerr Ronaldon nga fusha, yllit portugez i “ikën mendja”

Publikuar

-

Juventusi ka shpëtuar në transfertë teksa ka fituar me rezultatin 1-2 ndaj Lokomotivës së Moskës vetëm në minutën e fundit pas një super aksioni. Fillimisht do të ishte Cristiano Ronaldo që me një goditje dënimi dhe i shoqëruar nga gafa e portierit kundërshtar, ku do të vinte edhe tundja e rrjetës.

Ramsey do të merrte autorsinë pasi e shtyu drejt rrjetës, por me shumë gjasa do të rregullohet menjëherë pas përfundimit të ndeshjes kjo pjesë. Miranchuk do të barazonte menjëherë në minutën e 12, për të dërguar shifrat në 1-1. Ndërkohë në sekondat e fundit ishte një super aksion i Douglas Costa dhe pasimi me finte që ia dha Higuain, që solli edhe fitoren në “frymën e fundit”.

Gjithashtu duhet të ndalemi në minutën e 82. Trajneri Sarri ka nxjerrë Ronaldon dhe në vendin e tij aktivizoi Dibalën. Nuk është aspak e lehtë që të nxjerrësh yllin portugez nga fusha pa pasur një arsye dëmtimi apo lëndimi dhe kjo nuk i ka pëlqyer Ronaldos, që siç duket edhe nga video i ka thënë disa fjalë ndër dhembë trajnerit italian. Ky veprim po komentohet gjerësisht edhe në “Twitter”. /Sport Ekspres

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

E do dhe Barcelona, Igli Tare blindon “mbretin e asisteve”

Publikuar

-

Nga

 Pas marrëveshjes me Thomas Strakoshën për ta mbajtur bardhekaltër deri në vitin 2025, Igli Tare ka ndjekur të njëjtën strategji edhe me Luiz Alberton. Ky i fundit ka bërë mirë vitet e fundit te Lazio, ndërsa këtë sezon ka shkëlqyer në fushë, duke tërhehur edhe vëmendjen e klubeve të mëdha si Barcelona. Por Tare nuk […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Memushaj përgatitet për rikthimin në fushë: Besoj se do jemi të mbrojtur

Publikuar

-

Nga

Në Itali janë duke menduar për rifillimit e futbollit duke qenë se klubet kanë marrë lejen për të ristartuar stërvitjet më datë 4 maj, ndërsa fundi i majit apo fillimi i qershorit mund t’i gjejë në fushë. Sakaq, në pritje është Serie B, aty ku me Peskarën aktivizohet Ledian Memushaj. Vlonjati i mesfushës shprehet se […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Juventusi bën pazar te Barcelona, do yllin e ekipit

Publikuar

-

Nga

Juventusi interesohet për futbollistin e Barcelonës Serxhi Roberto. Disa media italiane raportojnë se bardhezinjtë kanë piketuar lojtarin katalanas si njërin kandidatëve të mundshëm që mund të operojnë shumë mirë në krahun e djathtë të mbrojtjes, aty ku “Zonja e Vjetër” synon të investojë për të ardhmen. Sipas “Marca”-s, lojtari dhe menaxheri i tij nuk janë […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: