Connect with Us

Olainka: Mund të shkoja te Shqipëria, por atje e kanë pak problem ngjyrën e lëkurës

Kombëtare

Olainka: Mund të shkoja te Shqipëria, por atje e kanë pak problem ngjyrën e lëkurës

Publikuar

-

Peter Olainka është padyshim një nga produktet më të mira të dala nga kampionati shqiptar. Mjafton këtu të përmendim vetëm faktin se sot do të luajë në “Camp Nou”, për të kuptuar se deri ku ka mbërritur ky futbollist.

Madje disa javë më parë do të arrinte të shënonte edhe ndaj Interit në transfertë, duke fituar jehonën e madhe. Një histori dashurie e ka lidhur gjithmonë me Shqipërinë, megjithëse hasi vështirësi pasi te Kombëtarja kërkohen vetëm futbollistët që kanë rrënjë prej këtej.

Ndërkohë një rrëfim për “Eagles Tracker”, Olainka shprehet se problemi që e largoi nga kuqezinjtë ishte edhe pjesa e mentalitetit të vështirë që ka në vendin tonë, sa i përket edhe ngjyrës së tij të lëkurës.

Aktualisht luan me Nigerinë, por Olainka nuk e harron pjesën e Shqipërisë: “Bëra një sezon të mirë në Shqipëri. Më kërkonin edhe në ekipin e tyre Kombëtar, kishte diskutime të tilla.

Por në Shqipëri është pak e vështirë sepse nuk është mentaliteti si vendet e Europës qendrore apo të Europës perëndimore. Dua të them se atje ishte pak problem pjesa e ngjyrës sime të lëkurës, pasi janë të gjithë të bardhë”, ka thënë Olainka. /Sport Ekspres/

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

“Nesër jepni shpirtin në fushë”, Kryeministri Rama bën batuta me lojtarët

Publikuar

-

Nga

Kryeministria Edi Rama ka vizituar stadiumin e ri “Air Albania” një ditë para ndeshjes përuruese ndaj Francës, për eliminatoret e Euro 2020. Kreu i qeverisë u takua me presidentin e FSHF, Duka, trajneri Edi Reja, si dhe të gjithë lojtarët kuqezi që kishin dalë për të kryer stërvitjen e parë. “Është një vepër inxhinierike fantastike. […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Francës i dëmtohet lojtari kryesor një ditë para ndeshjes me Shqipërinë

Publikuar

-

Nga

Kombëtarja shqiptare do të përballet neser me Francën për kualifikueset Euro 2020. Në konferencën për shtyp, trajneri i “Gjelave” Didier Deschamp ka folur për takimin me Shqipërinë, duke treguar mungesat e grupit që ai drejton. Numri një i stolit francez ka treguar se Coman nuk është i gatshëm, pasi ka kaluar një dëmtim në stërvitje. […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

“Sikur të kisha erdhur më herët te Shqipëria…”, Reja: Kemi shanse edhe ndaj Francës

Publikuar

-

Nga

Trajneri i Kombëtares, Edi Reja ka dalë në konferencë për shtyp në prag të takimit kundër Francës, ku ka folur për ndeshjen por njëkohësisht edhe për të ardhmen si edhe mundësinë për të marrë drejtimin e një skuadre kombëtare më herët. Ai u ndal edhe në aspektin taktik të Kombëtares, teksa shtoi se i di […]

LEXO TE PLOTE