Connect with Us

Bëri sherr te Arsenali/ Xhaka në janar do të transferohet në Serie A

Premier Liga

Bëri sherr te Arsenali/ Xhaka në janar do të transferohet në Serie A

Publikuar

-

Deri para dy javësh, Granit Xhaka ishte kapiteni i përhershëm i Arsenalit, një nga futbollistët më të vlerësuar në fushën e lojës, por gjithçka u përmbys nga një episod i vetëm.

Në ndeshjen e disa ditëve më parë mes Arsenal-Crystal Palace, Xhaka nuk e priti mirë vendimin e trajnerit për t’u zëvendësuar dhe doli i inatosur nga fusha e lojës. Në këtë moment tifozët e Arsenalit vërshëllejnë kundra tij dhe Xhaka ju drejtohet me fjalë të ashpra : “Ikni pirdhuni”.

Kaq mjaftoi dhe një stuhi e vërtetë shpërtheu sidomos në rrjetet sociale. Shuëm ish-lojtarë, analistë dhe tifozë kërkuan që Xhakës t’i hiqej shirit i kapitenit dhe ashtu ndodhi. Jo vetëm që mbeti pa shirit, por Xhaka nuk është përfshirë fare në dy ndeshjet e fundit për Arsenalin.

Nisur nga kjo situatë, largimi i tij në merkaton e janarit është i sigurt dhe emri i parë i destinacionit të ri është ai i Milanit.

Sipas “Daily Express”, 27-vjeçari shihet si lojtar kyç për mesfushën e Milanit, ndaj kuqezinjtë kanë nisur që tani nga puna për të sjellë në Milano gjatë janarit futbollistin shqiptar. Xhaka kushton rreth 40 milionë euro, por nuk përjashtohet hipoteza që të huazohet te Milani deri në fund të sezonit me të drejtë blerjeje në fund të tij. /CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Premier Liga

Flet legjenda/ ”Van Dijk e meriton Topin e Artë më shumë se Messi”

Publikuar

-

Ish-legjenda e Liverpoolit, Danny Murphy ka thënë se mbrojtësi holandez, Virgil van Dijk e meriton më shumë Topin e Artë se ylli i Barcelonës, Lionel Messi. Futbollisti holandez fitoi çmimin lojtari më i mirë i shpallur nga UEFA, ndërsa argjentinasi fitoi çmimin lojtari më i mirë i shpallur nga FIFA. Përveç këtyre të dyve, kandidat […]

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Pati mosmarrëveshje me Xhakën, Arsenali merr vendimin përfundimtar për trajnerin

Publikuar

-

Unai Emery do të vazhdojë punën te Arsenali. Pavarsisht rezultateve të dobëta në javët e fundit që e pozicionojnë Arsenalin plot 8 pikë larg zonës Champions kanë bërë që në mediat të qarkullojnë shumë zëra lidhur me një largim të mundshëm të spanjollit dhe emërimin në krye të skuadrës të një tjetër trajneri. Megjithatë kanë […]

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Guardiola lodhet me Sane, e sakrifikon për një 22-vjeçar

Publikuar

-

Leroy Sane do të sakrifikohet nga Manchester City. Sulmuesi anësor është ende i dëmtuar dhe pritet të rikuperohet. Klubi që e do më së shumti është Bayern Munich dhe “Qytetarët” pretendojnë të përfitojnë rreth 100 milionë. Sigurisht, në kushtet aktuale është e vështirë diçka e tillë. Klubi anglez ndërkohë ka një plan dhe paratë nga […]

LEXO TE PLOTE