Connect with Us

Europa League/ Lazio mbetet jashtë, ja rezultatet e plota

Seria A

Europa League/ Lazio mbetet jashtë, ja rezultatet e plota

Publikuar

-

Janë mbyllur ndeshjet e para për sot për grupet e Europa League, për javën e katërt. Ndeshja kryesore padyshim ishte ajo e luajtur në “Olimpico”, mes Lazios dhe Celtic, që përfundoi 1-2.

Atmosfera para ndeshjes ishte shumë e tensionuar, pasi dy tifozë skocezë u therrën në lokal nga ultrasit lazialë, por janë jashtë rrezikut për jetën.

Përsa i përket ndeshjes, bardhekaltrit e nisën mjaft mirë, pasi gjetën rrjetën që në minutën e 7′ me Immobilen, ndërsa miqtë barazuan me Forrest në 38′. Pavarësisht përpjekjeve të shumta të vendasve, ata nuk arritën dot të shënonin golin e avantazhit. Kur ndeshja pritej të mbyllej 1-1, skocëzët shënojnë në minutën e 95′ me Ntcham, golin e fitorës së madhe. Sikur të mos mjaftonte humbja në fushën e vet, lajmi tjetër i keq për Lazion erdhi nga Rumania , aty ku Cluj fitoi 1-0 ndaj Rennes, me një gol në minutat e fundit.

Lazio dhe Rennes, mbeten jashtë, ndërsa Celtic dhe Cluj kualifikohen për në raundin tjetër, edhe pse duhen ende edhe dy ndeshje të mbyllet faza e grupeve.

Përsa i përket rezultateve të ndeshjeve të tjera, ato janë si më poshtë. /CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Kumbulla dhe Rrahmani do largohen nga Verona, gati transferimi tek ekipi i madh që është i ‘dashuruar’ me shqiptarët

Publikuar

-

Tregu shqiptar është kthyer në të preferuarit për Lazion. Gjatë drejtimit të ish bomberit të kombëtares sonë, Igli Tare, ekipi kryeqytetas ka parë shpesh në përbërje lojtarë kuqezi. Lorik Cana dhe Etrit Berisha janë lojtarët që kanë veshur së fundmi këtë fanellë, ndërkohë që aktualisht, të tjerë futbollistë shqiptarë aktivizohet me të kaltërit. Thomas Strakosha […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Këtë sezon është ende në gjumë/ Habit sulmuesi: Kur të largohem nga Milani do të kushtoj 70 milionë euro

Publikuar

-

Edhe pse këtë sezon është ende në gjumë, pasi ka shënuar 3 gola në 12 javë me Milanin në Serie A, dy prej të cilëve nga penalltia, Krzysztof Piatek, nuk e ka humbur besimin në vete dhe shpreson se herën tjetër ku do të transferohet diku, do të kushtojë 60-70 milionë euro. “Kur kalova nga […]

LEXO TE PLOTE

La Liga

Barcelona i lë të gjithë pa mend, tani kërkon dështakun e Serisë A

Publikuar

-

Barcelona prej kohësh është në kërkim të një sulmuesi, ku emri më i përfolur ka qenë Lautaro Martinez. Sidoqoftë, drejtuesit katalanas po vëzhgojnë edhe lojtarë të tjerë, ku emri më i fundit që ka dalë në skenë është ai i Bruno Petkovic. Sulmuesi po mahnit me Dinamon e Zagrebit dhe mbi të gjitha me Kroacinë, […]

LEXO TE PLOTE