Connect with Us

Legjenda tallet keq/ PSG-ja s’ka identitet, duhet të quhet Coca-Cola

Sport

Legjenda tallet keq/ PSG-ja s’ka identitet, duhet të quhet Coca-Cola

Publikuar

-

Ish-presidenti i UEFA-s, Michel Platini, e ka vënë në pikëpyetje identitetin e Paris Saint-Germain, duhet thënë se klubi francez duhet të quhet “Coca-Cola”.

Pasi la pas dënimet që mori për shkak se kishte marrë rryshfet kur ishte në krye të UEFA-s, ish-legjenda e FRancës dhe Juventusit, ka kritikuar klubet e mëdha që bëjnë shpenzime të çmendura në futboll.

“Sot, një ekip i blen të gjithë lojtarët më të mirë dhe fiton. Çdo gjë bazohet në pasuri, paraja po e vret filozofinë e futbollit”, u shpreh Platini.

Francezi shkoi edhe më tutje duke marrë si shembull PSG-në, klub i cili është një nga më të pasurit në botë që nga momenti kur u ble nga kompania e gjendur në Katar, Sports Investment.

“Presidenti është nga Katari, Leonardo (drejtori sportiv) është brazilian, Thomas Tuchel (trajneri) është gjerman, është vetëm një francez në ekip, e perse atëherë quhet Paris Saint-Germain? Mund të quhet Coca-cola apo ndryshe”, tha ish-kreu i UEFA-s.

Kjo deklaratë e Platini nuk do t’u pëlqejë aspak tifozëve të PSG-së, jo se është hera apo personi i parë që e thotë këtë gjë, por e thënë nga vetë një francez godet më shumë. /CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Euro 2020: Ja 19 ekipet e kualifikuara, edhe 5 bileta ende në lojë

Publikuar

-

Me përfundimin e ndeshjeve të sotme eliminatore ka shkuar në 19 numri i ekipeve të kualifikuara për në Euro 2020. Dy ekipet e fundit që siguruan sot biletën janë ato të grupit D, Zvicra dhe Danimarka. Në ndeshjet e nesërme të fundit për këto eliminatore do mësohet edhe ekipi i 20-të, nga përballja Uells-Hungari. Bale […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Eliminatore Euro 2020, mbyllen takimet e sotme: 2 ekipe presin biletën për në Europian

Publikuar

-

Janë mbyllur takimet e sotme eliminatore, ku bien në sy fitoret e thella të Italisë dhe Zvicrës. Të kaltrit fituan 9-1 ndaj Armenisë duke i mbyllur këto eliminatore me pikë të plota, 10 ndeshje, 30 pikë. Zvicra nuk pati probleme dhe fitoi me lehtësi 1-6 në Gjibraltar duke siguruar vendin e parë në Grupin D […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Italia është çmendur, shënon 9 gola në ndeshjen e fundit eliminatore

Publikuar

-

Italia ka rilindur nën drejtimin e Roberto Mancinit dhe kurrë më parë nuk ka qenë në këtë formë. Të kaltrit mbyllin eliminatoret në mënyrën më të mirë të mundshme, duke marrë pikët e plota në 10 ndeshje, pra 10 fitore. Në ndeshjen e fundit ndaj Armenisë, që po luhet në Palermo dhe ende nuk ka […]

LEXO TE PLOTE