Connect with Us

Si është të luash ndaj Barcelonës? Peter Olainka shtang gazetarin me përgjigjen e tij

La Liga

Si është të luash ndaj Barcelonës? Peter Olainka shtang gazetarin me përgjigjen e tij

Publikuar

-

Nëse besoni se ëndrrat janë të pamundura që të arrihen, atëherë hidhini një sy karrierës së Peter Olainkës. Ndoshta mund të ketë edhe kritika për mediat shqiptare dhe lajmet e shumta që bëhen për këtë sulmues, por rasti i tij, është vërtet për t’u bërë shembull dhe për t’i bërë jehonë me të madhe

Një nga ato rastet kur e nis me hapat e vegjël, për t’u zhvilluar dhe për të mbërritur në “Camp Nou”. Askush nuk i dhuroi asgjë, përkundrazi, do të ishte vetë Olainka që do të fitonte gjithçka. Debuton në “Champions League” me një gol ndaj Interit në transfertë, ndërsa është një prej lojtarëve më të mirë në “Camp Nou” ndaj Barcelonës, shkruan “Sport Ekspres”.

Ky është një leksion i qartë se gjithçka varet në duart tona dhe e pamundura nuk ekziston. Por si ishte ai stadium mitik për Olainkën? Në intervistën e dhënë për faqen e klubit, sulmuesi do të shprehej: “Ishte ëndrra ime të gjendesha këtu. Në “Play Station” luaja në Camp Nou me Barcelonën. Tashmë kam ëndrrën që më bëhet realitet. E shoh skuadrën shumë herë më të motivuar jashtë dhe kjo ndikon për pikët që ne kemi marrë ndaj Interit dhe Barcelonës”, u shpreh Olainka.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

Lajm i keq, rikthimi i La Ligës duket i pamundur

Publikuar

-

Nga

Nëse Bundesliga po bëhet gati të kthehet në fushë, e Seria A shpreson që shumë shpejt të ketë dritën e gjelbër, në Spanjë nuk janë edhe aq të sigurt se mund të luajnë këtë sezon. Ministri i Shëndetësisë, Salvador Ijia, ka shpjeguar se nuk mund të shprehet për momentin rreth kësaj teme, pasi futbolli nuk […]

LEXO TE PLOTE

La Liga

Qëndroi vetëm një vit, por ishte i pamëshirshëm për kundërshtarët/ Shijoni 47 golat e fenomenit me fanellën e Barcelonës

Publikuar

-

Nga

Adhuruesit e vjetër të Barcelonës ende vazhdojnë ta kujtojnë me mall brazilianin Ronaldo. Legjenda braziliane qëndroi vetëm një vit në Camp Nou, kur Barcelona e transferoi në vitin 1996 nga PSV Eindhoven për 15 milionë euro. Por në vitin e tij të vetëm në kataluni, Ronaldo shkëlqeu duke treguar se është një nga sulmuesit më […]

LEXO TE PLOTE

La Liga

La Liga pa tifozë deri në vitin 2021

Publikuar

-

Nga

Në pjesën më të madhe të Evropës skuadrat kanë filluar apo po mendojnë të rinisin stërvitjet, për t’u rikthyer në fushë dhe vazhdojnë pjesën e mbetur të sezonit. UEFA ka mbështetur idenë e rikthimit të futbollit, duke u kërkuar federatave që të përfundojnë sezonin të paktën deri në fund të korrikut, dhe muaji gusht të […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: