Connect with Us

Tjetër dëmtim i rëndë tek Inter/ Conte mbetet pa sulmues

Seria A

Tjetër dëmtim i rëndë tek Inter/ Conte mbetet pa sulmues

Publikuar

-

Nuk kanë fund problemet më dëmtimet për Interin e Antonio Contes, që tashmë duhet të bëjë për disa kohë edhe pa shërbimet e Matteo Politanos.

Pas Alexis Sanchez, Conte humbet edhe një tjetër sulmues, duke ngelur në emergjencë totale në këtë repart, pasi zëvendësuesi i vetëm i dyshes Lukaku-Lautaro mbetet 17-vjeçari Esposito.

Politano u dëmtua në ndeshjen e Championsit ndaj Dortmundit vetëm disa sekonda pasi kishte hyrë në fushë, me mpirjen që i bënë mjekët e klubit zikaltër, sulmuesi italian qëndroi në fushë deri në fund duke luajtur me shumë vështirësi.

Analizat të cilave iu nënshtrua Politano të mërkurën dhe të enjten, përcaktuan që 26-vjeçari ka pësuar një goditje në kaviljen e majtë dhe për tu rikuperuar duhet të qëndrojë minimalisht 1 muaj jashtë fushave të futbollit.

Gjëndja e lojtarit do të vlerësohet sërish në javët e ardhshme. Politano do të humbasë kështu sfidat ndaj Veronës, Torinos, Slavias së Pragës në Champions, Spalit dhe Romës në kampionat, me shpresën se mund të kthehet i gatshëm për takimin e fundit në grupet e Championsit ndaj Barcelonës më 10 dhjetor. /Supersport.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

E do dhe Barcelona, Igli Tare blindon “mbretin e asisteve”

Publikuar

-

Nga

 Pas marrëveshjes me Thomas Strakoshën për ta mbajtur bardhekaltër deri në vitin 2025, Igli Tare ka ndjekur të njëjtën strategji edhe me Luiz Alberton. Ky i fundit ka bërë mirë vitet e fundit te Lazio, ndërsa këtë sezon ka shkëlqyer në fushë, duke tërhehur edhe vëmendjen e klubeve të mëdha si Barcelona. Por Tare nuk […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Memushaj përgatitet për rikthimin në fushë: Besoj se do jemi të mbrojtur

Publikuar

-

Nga

Në Itali janë duke menduar për rifillimit e futbollit duke qenë se klubet kanë marrë lejen për të ristartuar stërvitjet më datë 4 maj, ndërsa fundi i majit apo fillimi i qershorit mund t’i gjejë në fushë. Sakaq, në pritje është Serie B, aty ku me Peskarën aktivizohet Ledian Memushaj. Vlonjati i mesfushës shprehet se […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Juventusi bën pazar te Barcelona, do yllin e ekipit

Publikuar

-

Nga

Juventusi interesohet për futbollistin e Barcelonës Serxhi Roberto. Disa media italiane raportojnë se bardhezinjtë kanë piketuar lojtarin katalanas si njërin kandidatëve të mundshëm që mund të operojnë shumë mirë në krahun e djathtë të mbrojtjes, aty ku “Zonja e Vjetër” synon të investojë për të ardhmen. Sipas “Marca”-s, lojtari dhe menaxheri i tij nuk janë […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: