Connect with Us

De Biasi gati të marrë drejtimin e gjigantit të Serisë A, do bashkohet me të preferuarin e tij

Seria A

De Biasi gati të marrë drejtimin e gjigantit të Serisë A, do bashkohet me të preferuarin e tij

Publikuar

-

Situata e fundit te Napoli është shumë e tensionuar mes drejtuesve dhe lojtarëve, përfshirë edhe trajnerin. Madje, ky i fundit pritet të jetë njeriu që do të mbajë barrën më të madhe të gjithë kësaj situate të rëndë. 3 javë pa fitore në Serie A, barazimi në Champions në mesjavë, lojtarët dhe trajneri që nuk i binden urdhërit të presidentit, të gjitha këto do të kenë pasoja të rënda.

Sipas “Tuttosport”, aventurës së Carlo Ancelottit në krye të Napolit duket se i ka ardhur fundi për shkak të përplasjeve të vazhdueshme me Aurelio De Laurentiis.

Presidenti i Napolit ka vendosur që në të ardhmen të mos mbështetet më te trajnerët e famshëm dhe të shtrenjtë. Sipas medias në fjalë, një nga emrat që qarkullon për të marrë drejtimin e Napolit është edhe ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi.

63-vjeçari është i papunë që pas aventurës së shkurtër në La Liga te Malaga, ishte kandidat serioz për të marrë drejtimin e Sampdorias, por në fund klubi xhenovez zgjodhi Ranierin, ndërsa tani i ka dalë emri për te stoli i Napolit. Ky është një lajm i mirë edhe për Elesid Hysaj, pasi dihet që mbrojtësi kuqezi dhe De Biasi kanë një marrëdhënie të ngushtë mes tyre. /CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

Messi apo Ronaldo? Legjenda Pele tregon se cili do të ishte partneri i tij ideal

Publikuar

-

Legjenda e Brazilit, Pele, e ka pranuar se do ta zgjidhte kapitenin e Barcelonës, Lionel Messi, si partnerin e përkryer për të luajtur futboll, duke shtuar se sulmuesi argjentinas është lojtari më i kompletuar i kohës moderne. I pyetur nga “Gazzetta dello Sport” se cili është lojtari nga viti 2019 me të cilin do të […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Interi përgatit bombën e janarit, ja dy emrat e mëdhenj që kërkon Conte

Publikuar

-

Merkato e janarit po afron dhe drejtuesit e Interit janë vënë që tani në lëvizje për të plotësuar dëshirat e Conte-s. Trajneri zikaltër iu ka kërkuar drejtuesve të klubit dy emra të mëdhenj, të dy të pakënaqur te klubet respektive: Alessandro Florenzi dhe Oliver Giroud. Siç raportohet nga “Tuttosport”, kapiteni aktual i verdhezinje nuk bën […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Nuk kanë fund telashet për Milanin, Prokuroria kërkon 6 vite burg për presidentin e kuqezinjve

Publikuar

-

Si të mos mjaftojnë rezultatet negative në javët e fundit, një tjetër telash për Milanin. Bëhet fjalë për presidentin Paolo Skaroni, i cili rrezikon të dënohet me 6 vite burg, pasi akuzohet për korrupsion ndërkombëtar për çështjen Saipem-Algeri! Skaroni doli i pafajshëm në shkallën e parë, teksa pas apelimit të bërë, Prokuroria ka kërkuar dënimin […]

LEXO TE PLOTE