Connect with Us

Do të jetë një spektakël i vërtetë/ Superkupa e Spanjës me format të ri, ja si do të funksionojë

La Liga

Do të jetë një spektakël i vërtetë/ Superkupa e Spanjës me format të ri, ja si do të funksionojë

Publikuar

-

Duke filluar nga ky sezon Superkupa e Spanjës ka ndryshuar format dhe drejtuesit më të lartë të futbollit të këtij vendi vendosën për të lënë pas formulën klasike me përballje vajtje-ardhje, ndërmjet klubit që triumfon në Primera Division dhe ekipit që ia del mbanë për të fituar Kupën e Mbretit, sidoqoftë Federata Mbretërore e Futbollit Spanjoll RFEF bëri të ditur se ditën e hënë në orën 16:00 do të hidhet më në fund shorti i edicionit të sivjetshëm të këtij kompeticioni.

Normalisht në bazë të rregullores së vjetër do të duhej të zhvillohej një duel ndërmjet Barcelonës dhe Valencias, megjithatë sivjet ky aktivitet do të organizohet me pjesëmarrjen e plot katër klubeve. Mbi të gjitha, pavarësisht se nuk është zyrtarizuar ende, edicioni i 36 do të mbahet jashtë kufijve të Spanjës, më saktë në Arabinë Saudite, në javën e dytë të muajit janar, lajm që konfirmohet pikërisht nga Marca. Ekipet që do të marrin pjesë janë Barcelona si skuadër fituese e kampionatit spanjoll, Valencia që mposhti në finalen e Seviljes 2-1 pikërisht formacionin blaugrana, Atletico e Madridit që e mbylli sezonin në Primera Division për të dytin vit radhazi në vendin e dytë, si dhe klubi i Realit të Madridit që në edicionin e fundit u pozicionua në vendin e tretë. Drejtuesit bënë të ditur se shorti do të jetë krejtësisht i lirë dhe pa kurrfarë kushtëzimi dhe goglat do të hidhen pikërisht në Sallonin Luis Aragones në Qytetin e Futbollit, siç quhet edhe vendi ku ka selinë Federata Spanjolle, pra Ciudad de Futbol, në zonën de Las Rozas të Madridit.

Superkupa e Spanjës do të vazhdojë fillimisht me dy takimet që do të përcaktohen në bazë të shortit dhe ky aktivitet do të bëjë përpara sipas formatit të zakonshëm “final four”. Gjysmëfinalet do të luhen në datat 8 dhe 9 janar, praktikisht në mesjavë, ndërsa finalja ndërmjet dy skuadrave që fitojnë sfidat respektive do të zhvillohet të dielën e 12 janarit të vitit të ardhshëm. Barcelona ka fituar edicionin e fundit të këtij aktiviteti, kur mposhti më 12 gushtin e vitit të kaluar në Tangier, në Marok Sevillan me rezultatin 2-1, gjithsesi klubi katalanas është edhe klubi rekordmen i këtij kompeticioni, për më tepër Barca ka fituar 6 nga 10 edicionet e fundit të Superkupës së Spanjës. /Supersport.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

Vuan nga hernia diskale, bomberi botëror 6 muaj jashtë fushave të lojës

Publikuar

-

Dhimbje koke për Diego Simeonen që humbet shërbimet e Diego Costas për 6 muajt e ardhshëm. Sulmuesi brazilian i natyralizuar spanjoll do të qëndrojë jashtë fushave të futbollit deri në muaj prill duke iu referuar lajmeve që shkruajnë gazetat spanjolle. Lojtari vuan nga një hernie diskale në qafë të paktën këtë kanë vërtetuar analizat të […]

LEXO TE PLOTE

La Liga

Messi apo Ronaldo? Legjenda Pele tregon se cili do të ishte partneri i tij ideal

Publikuar

-

Legjenda e Brazilit, Pele, e ka pranuar se do ta zgjidhte kapitenin e Barcelonës, Lionel Messi, si partnerin e përkryer për të luajtur futboll, duke shtuar se sulmuesi argjentinas është lojtari më i kompletuar i kohës moderne. I pyetur nga “Gazzetta dello Sport” se cili është lojtari nga viti 2019 me të cilin do të […]

LEXO TE PLOTE

La Liga

E mbani mend ish-bishën e Barcelonës?/ Tani firmos me Interin

Publikuar

-

Dëshirojnë të jenë një skuadër kompetitive dhe për të arritur këtë kriter Inter Miami, klubi i krijuar nga David Beckham është në fazën finale të përgatitjeve për të nisur rrugëtimin për herë të pare në histori në Major League Soccer. Për ta bërë në mënyrën më të mirë, Beckham e di që i nevojitet një […]

LEXO TE PLOTE