Connect with Us

Duka: Shqipëri-Francë luhet në stadiumin e ri, ja surpriza që do ndodhë para ndeshjes

Kombëtare

Duka: Shqipëri-Francë luhet në stadiumin e ri, ja surpriza që do ndodhë para ndeshjes

Publikuar

-

Nuk ka më dyshime! Shqipëria do të luajë në Tiranë ndeshjen e fundit kualifikuese kundër Francës më 17 nëntor. Përtej çdo aludimi të deritanishëm, është presidenti i FSHF-së, Armand Duka, që qartëson dhe konfirmon edhe një herë se ndaj kampiones së botës në fuqi, Francës do të luhet në Arenën Kombëtare.

Kreu i FSHF-së, ka saktësuar detaje të organizimit në ceremoninë e inaugurimit, për edhe ka bërë me dije një hap të radhës që i duhet Kombëtares, për ta plotësuar spektrin e arritjeve sportive.

“Lajmet për moszhvillimin e ndeshjes në Tiranë janë vetëm për të siguruar klikime. Sepse lajmi i keq merr më shumë të tilla sesa lajmi i mirë. Jo vetëm që kemi ndarë ftesat, jo vetëm që kemi ndarë biletat por njerëzit edhe kanë paguar biletat e avionëve. Apo francezët kanë paguar edhe çarterin për të ardhur dhe për të luajtur ndeshjen. Kështu që kjo gjë, nuk mund të vihet në dyshim. Është e vërtetë që punohet dhe deri në moment të fundit do të punohet”, ka saktësuar Duka në një intervistë për “Top Channel”.

“Rreth 15 minuta para fillimit të ndeshjes, do të ketë këngëtarë, shou me drita, fishekzjarre si dhe koreografi të realizuar nga 400 fëmijë në fushë. Do të jetë një ceremoni e bukur dhe me këngëtarë, le të themi pikant, që kanë lidhje me futbollin shqiptar. Uroj dhe e ftoj trajnerin dhe futbollistët që të përqendrohen shumë mirë tek Andorra. Të na lejojnë të gjithë neve që ta presim me kënaqësi datën 17 sepse nëse nëse nuk do të bëjnë një rezultat pozitiv, do të na e prishin në një farë mënyre festën.

Objektivat? Objektiva në nivelin e ëndrrës kanë qenë për mua pjesëmarrja në Europian dhe ndërtimi i stadiumit. Futbolli shqiptar meriton më shumë. Pjesëmarrja në një kupë bote do të ishte fantastike për Shqipërinë”, ka përfunduar Armand Duka.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

VIDEO/ Tronditet Lacio e Strakoshës, Napoli i bën gjëmën! Hysaj protagonist me penallti dhe karton të kuq

Publikuar

-

Nga

Napoli arrin të kualifikohet në fazën gjysmëfinale të Kupës së Italisë duke eliminuar favoritët e Lacios me rezultatin 1-0. 1579640229_844 Trajneri i “të kaltërve” Xhenaro Gatuzo siguron rezultatin e parë të rëndësishëm me ekipin napolitan duke arritur të shkurorëzojë fituesit e Kupës së Italisë nga ky kompeticion. Një gol spektakolar i Lorenco Insinjes në minutën […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

VIDEO/ Karton të kuq pas vetëm 19 minutash, Hysaj e katranos ndaj Lacios

Publikuar

-

Nga

Eshte duke u luajtur ne keto momente sfida mes Napolit dhe Lacios e vlefshne per Kupen e Italise. Nje mbremje jo fort e kendshme per shkodrani Elsi Hysaj Kapiteni i Shqipërisë u penalizua me 2 kartona të verdhë dhe u detyrua të linte ndeshjen në minutën e 19′. Napoli e mbylli pjesen e pare ne […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

E bujshme/ Talenti i Shpresave transferohet te klubi më i vjetër i Spanjës

Publikuar

-

Nga

Kleandro Lleshi bën lëvizjen e radhës në karrierën e tij, duke zbritur në kategori, në të tretën në Spanjë, por duke tentuar që të gjejë atje hapësirat që i munguan në La Liga 2. Futbollisti kryeqytetas që është pjesë e përfaqësues U21, ka nënshkruar sot me skuadrën e Rekreativo Huelva, klubin më të vjetër të […]

LEXO TE PLOTE