Connect with Us

E bujshme/ “Arlind Ajeti ka nisur stërvitjen me Tiranën”

Sport

E bujshme/ “Arlind Ajeti ka nisur stërvitjen me Tiranën”

Publikuar

-

Në mediat shqiptare u përfol prej disa ditësh afrimi i një lojtari të Kombëtares kuqezi në radhët e bardhebluve të Tiranës, madje emri që u lakua ishte ai i Arlind Ajetit. Ky i fundit nuk arriti të gjente një ekip të ri gjatë verës, pas ndërprerjes së kontratës me skuadrën e Grasshopper në Zvicër.

Ndërkohë, zërat që e dërgonin Ajetin te Tirana tashmë marrin konfirmimin edhe nga Polonia. Media polake “Transfery.info” bën të ditur se mbrojtësi shqiptar është rikthyer në atdheun e tij.

Në një artikull dedikuar formacionit me lojtarët që nuk arritën të lidhnin një kontratë verën që lamë pas, “Transfery.info” ka përfshirë edhe Ajetin, për të cilin tregon se ka vendosur të kthehet në atdhe dhe nuk do të jetë i disponueshëm për klubet e tjera që mund të shfaqin interes për të. Madje në këtë artikull kthehet në fakt të kryer edhe ekipi ku do të luajë mbrojtësi kuqezi, duke theksuar se ky i fundit ka nisur stërvitjen me klubin e Tiranës.

“Shqiptari nuk mund të llogarisë shumë pyetje këtë herë dhe së fundmi vendosi të kthehet në atdheun e tij, ku ka filluar të stërvitet me Tiranën”, shkruhet ndër të tjera për Arlind Ajetin./Sport Ekspres/

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Ngjarje e frikshme në derbin e madh të Rumanisë/ Video: Lojtari bie pa ndjenja pas ndërhyrjes horror

Publikuar

-

Derbi i Rumanisë mes Dinamos së Bukureshtit dhe Steauas për pak sa nuk u kthye në një dramë të vërtetë. Në fundin e pjesës së parë, Slavko Perovic (lojtar i Dinamos) ra pa ndjenja pas ndërhyrjes së ashpër të Iulian Cristea. Situata u bë alarmante menjëherë dhe në fushë u futën me shpejtësi dy ambulanca […]

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Arsenali shkatërroi 4-0 “Qymyrxhinjtë”/ Video: Goli i Ozil thyen rekord në Premier League

Publikuar

-

Arsenali ka mposhtur 4-0 Newcastle duke zhvilluar një ndeshje mjaftë të mirë në shtëpi. Goli i tretë ka qenë tepër i veçantë, ai vulosi 100% fitoren dhe u shënua nga Mesut Ozil, i cili kishte mbi 300 ditë që nuk gjente rrjetën. Por kjo nuk është e gjitha, plot 35 prekje janë bërë në aksionin […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Shok skuadre me Hykën, Sabjen Lilaj shënon gol në Izrael

Publikuar

-

Nga

Mesfushori i Kombëtares, Sabjen Lilaj, ka gjetur rrugën e rrjetën në kampionatin izraelit me fanellën e Nes Tziona, në triumfin 3-0 që skuadra e tij arriti ditën e sotme. Si Lilaj ashtu dhe mesfushorit tjetër shqiptar, Jahmir Hyka, u aktivizuan titullarë në përballjen e sotme, duke bërë një paraqitje dinjitoze. Sulmuesi Stain realizoi dopietë për […]

LEXO TE PLOTE