Connect with Us

Edi Reja si De Biazi, ja metoda që përdori për të bindur Florian Kamberin

Kombëtare

Edi Reja si De Biazi, ja metoda që përdori për të bindur Florian Kamberin

Publikuar

-

Shqipëria, Kosova apo pritja pafund për një ftesë nga Zvicra? Kjo është pyetja që Floran Kamberi i ka bërë vetes vitin e e fundit, gjatë të cilit ka pasur interes të vazhdueshëm për futbollistin 24-vjeçar për të luajtur me njërën kombëtare apo tjetrën. Duket se sulmuesi ka bërë përfundimisht zgjedhjen e tij dhe për ta bindur të vihet nën urdhrat e Edi Rejas me fanellën kuqezi, është përdorur taktika e cila funksionoi shumë mirë me Xhani De Biazin.

Ky i fundit, në periudhën kur kërkonte futbollistë për të veshur fanellën kuqezi, dërgonte me mision vëzhgimi dhe kontakti asistentin e tij, Paolo Tramexani. De Biazi nuk dëshironte që gjërat të bëheshin me telefona apo me ndërmjetës e skautë, duke besuar se kontakti direkt ndihmonte mbi çdo gjë tjetër.

Taktika atëherë funksionoi në perfeksion, aq sa për pak kohë edhe Shkodran Mustafi po bëhej gati të refuzonte Gjermaninë për të veshur fanellën kuqezi. Edhe Reja duket i qëndron besnik kësaj ideje dhe për këtë arsye, në fundjavën e kaluar në Skoci ka udhëtuar krahu i djathtë i tij, Serxhio Porrini.

Ky i fundit ka parë në stadium ndeshjen mes Hibernian dhe Sëlltik, ku Kamberi u aktivizua si zëvendësues dhe shënoi më kokë në humbjen 5-2 të skuadrës së tij. Më pas, ish-futbollisti italian kontaktoi me lojtarin duke i treguar planin kuqezi për të ardhmen, duke i shkëputur atij një “po” për ta bërë pjesë të grupit kuqezi. /vipsport.al/

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Në Bullgari prezantojnë stadiumin e ri shqiptar me një bjonde: A nuk është e bukur?

Publikuar

-

Nga

“Arena Kombëtare” është gati dhe do të mirëpres tifozët për ndeshjen e parë kundër Francës. Atje tifozët do të shuajnë kureshtjen e tyre për të parë më nga afër stadiumin e ri. Padyshim që me kushtet dhe pamjen që ofron, është një nga më të mirët në rajon. Ndërkohë mënyra sesi një prej mediave bullgare […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Ja shanset e Kosovës për t’u kualifikuar në Europian

Publikuar

-

Nga

Sot do të nisë turi i parafundit i eliminatoreve të “Euro 2020”. Kosova është kombetarja që ka shanse teëmedha per kualifikim ne Europian. Ja situata ne grupin e tyre: – Anglisë i mjafton një barazim ndaj Malit të Zi për t’u kualifikuar ose nëse Kosova humb me Çekinë. – Çekia kualifikohet nëse mund Kosovën. – […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

7 mijë euro për t’u larguar te një televizion tjetër? Hygerta vihet në siklet gjatë intervistës

Publikuar

-

Nga

Prej tetë vitesh, moderatorja Hygerta Sako, i ka dhënë fund martesës, dhe ka vazhduar të rris si nënë e vetme të bijën. Por sa i përketë jetës private, ka qenë dhe vazhdon të jetë shumë e rezervuar. E pyetur së fundmi emisionin “Glamour Zone”, ne rtv ora, nëse është në një lidhje, Hygerta u vu […]

LEXO TE PLOTE