Connect with Us

Kosova publikon listën zyrtare për dy finalet e mëdha, një prurje e re dhe dy mungesa

Sport

Kosova publikon listën zyrtare për dy finalet e mëdha, një prurje e re dhe dy mungesa

Publikuar

-

Tekniku i përfaqësueses së Kosovës, Bernard Shaland, ka shpallur ditën e sotme listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e fundit kualifikuese të Euro 2020 ndaj Çekisë në transfertë dhe Anglisë në shtëpi.

Pjesa thelbësore e skuadrës nuk ka pësuar ndryshime, ndërsa pasi ka marrë lejen e FIFA-s për t’u aktivizuar me Dardanët, mbrojtësi i Herenven, Ibrahim Dresheviq do të ketë mundësinë e debutimit. Ndërkohë, është grumbulluar edhe Herolind Shala, i cili ka pësuar një dëmtim me ekipin e Valerengës, megjithatë do të jetë i gatshëm për të dhënë kontributin e tij.

Nëse e hulumtojmë listën, konstatojmë se është rikthyer në përfaqësuese Besar Halimi, që së fundi ishte i skualifikuar për shkak të kartonëve. Bernard Berisha nuk është thirrur për shkak të lëndimit. Për arsye të njëjtë mungon edhe mbrojtësi Mirlind Kryeziu.

Sfida e parë e Dardanëve do të jetë ajo ndaj Çekisë më datë 14 nëntor. Një ndeshje e cila konsiderohet si një finale, pasi dy skuadrat ndahen në klasifikim vetëm me nga një pikë dhe janë në garë për vendin e dytë. Ndërsa ndeshja e dytë do të luhet në Prishtinë, në “Fadil Vokrri” ndaj Anglisë.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Ndryshime në momentet e fundit, ja formacioni i Shqipërisë sonte ndaj Andorrës

Publikuar

-

Nga

Shqipëria do të zbresë në mbrëmjen e sotme në “Elbasan Arena” për tu përballur me Andorrën, ndaj të cilëve Reja ka premtuar përqendrim maksimal dhe seriozitet për të dalë me tre pikë. Një fitore do i shërbente kuqezinjve për të arritur objektivin e tyre për ta mbyllur fazën kualifikuese të Euro 2020 në vendin e […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Zyrtare: Thierry Henry i rikthehet punës si trajner, merr drejtimin e ekipit surprizë

Publikuar

-

Pas aventurës të shkurtër aspak pozitive në krye të Monacos, tetor 2018-janar 2019, Thierry Henry nga sot është zyrtarisht trajneri i ri i Montreal Impact, ekip që garon në MLS. Francezi ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me ekipin amerikan, me të drejtë rinovimi në bazë të rezultateve. Pas eksperiencës së dështuar në Europë, Henry ka […]

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Kushton 100 milionë euro dhe e kërkon gjysma e Europës/ “Djaloshi i artë” i Dortmundit kërkon largimin

Publikuar

-

Ishte thjesht çështje kohe. Të gjithë e dinim që shumë shpejt do vinte momenti kur Jadon Sancho të kërkonte largimin nga Dortmundi dhe kështu po ndodh. Sipas “Daily Mail”, 19-vjeçari anglez iu ka kërkuar drejtuesve të Dortmundit ta lënë të lirë të largohet, destinacioni i tij i ri pritet të jetë sërish Anglia. Në verën […]

LEXO TE PLOTE