Connect with Us

Lista e kombëtares/ Reja rikthen Taulant Xhakën, ja kë lë jashtë kësaj here

Kombëtare

Lista e kombëtares/ Reja rikthen Taulant Xhakën, ja kë lë jashtë kësaj here

Publikuar

-

Lista e Shqipërisë do të publikohet brenda pak ditësh, sa i përket dy ndeshjeve në muajin nëntor për kualifikueset e Europianit, konkretisht ndaj Andorrës dhe Francës. Ka ende disa dilema të fundit, por pak e nga pak po zbulohen edhe të besuarit e Rejës.

“Sport Ekspres” ka publikuar më parë se Myrto Uzuni nuk do të jetë pjesë e listës së parë, ndërsa pritet ende të shihet nëse do të jetë në listën e pritjes. Gjithashtu pak dilema mbeten mbi debutimin e ri, Florian Kamberin, nëse dokumentacionet do të mbyllen brenda kohës.

Për të vazhduar më tej, Lindon Selahi e ka konfirmuar për vetë faqen zyrtare të klubit se do të jetë pjesë e Shqipërisë në këto dy takime. Mesohen gjithshtu edhe dy detaje të reja me burimet tona pranë lojtarëve, atje ku Taulant Xhaka dhe Taulant Seferi kanë ndërruar vendet në një farë mënyre, nisur nga lista e fundit, pavarësisht se me rolet e tyre janë të ndryshme.

Xhaka ishte në listën e pritjes dhe Seferi ishte në listën e parë. Këtë herë do të jetë e kundërta, teksa mesfushori i Bazelit e ka marrë ftesën për listën e parë, ndërsa talenti Seferi do të jetë në listën e pritjes.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Ndryshime në momentet e fundit, ja formacioni i Shqipërisë sonte ndaj Andorrës

Publikuar

-

Nga

Shqipëria do të zbresë në mbrëmjen e sotme në “Elbasan Arena” për tu përballur me Andorrën, ndaj të cilëve Reja ka premtuar përqendrim maksimal dhe seriozitet për të dalë me tre pikë. Një fitore do i shërbente kuqezinjve për të arritur objektivin e tyre për ta mbyllur fazën kualifikuese të Euro 2020 në vendin e […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Në Bullgari prezantojnë stadiumin e ri shqiptar me një bjonde: A nuk është e bukur?

Publikuar

-

Nga

“Arena Kombëtare” është gati dhe do të mirëpres tifozët për ndeshjen e parë kundër Francës. Atje tifozët do të shuajnë kureshtjen e tyre për të parë më nga afër stadiumin e ri. Padyshim që me kushtet dhe pamjen që ofron, është një nga më të mirët në rajon. Ndërkohë mënyra sesi një prej mediave bullgare […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Ja shanset e Kosovës për t’u kualifikuar në Europian

Publikuar

-

Nga

Sot do të nisë turi i parafundit i eliminatoreve të “Euro 2020”. Kosova është kombetarja që ka shanse teëmedha per kualifikim ne Europian. Ja situata ne grupin e tyre: – Anglisë i mjafton një barazim ndaj Malit të Zi për t’u kualifikuar ose nëse Kosova humb me Çekinë. – Çekia kualifikohet nëse mund Kosovën. – […]

LEXO TE PLOTE