Sport
Mbyllet sfida, ja rezultati përfundimtar i ndeshjes Tirana-Vllaznia

Tirana dhe Vllaznia janë ndalur në një barazim pa gola, në takimin e vlefshëm për javën e 12 të Superiores. Në stadiumin e zbrazuar për shkak të dënimit të bardhebluve, është mbyllur në këtë mënyrë klasikja e futbollit shqiptar.
Në fakt, shanset më të pastra i kanë pasur shkodranët për të gjetur avantazhin, por pa sukses. Fillimisht duke goditur traversën me Hygor në fillimin e lojës, atje ku pati edhe një festë të parakohshme në stafin e Vllaznisë duke menduar se topi hyri në rrjetë.
Ndërsa edhe Shtubina do të humbiste një rast flagrant teksa ndodhej thuajse i vetëm përballë portierit, por shpejtësia e tij linte për të dëshiruar dhe u mbyll në kohë nga mbrojtësit e Tiranës.
Ndërsa vendasit kërkuan të rrezikonin vetëm me goditjet nga distanca, ndërsa kjo pikë e marrë ndaj Vllaznisë, ishte maksimumi që mund të merrnin duke parë nivelin e lojës.