Seria A
Postimi që po çmend Italinë/ Ibrahimovic shok skuadre me Ledian Memushajn?

Që nga momenti kur Zlatan Ibrahimovic deklaroi që nuk do të rinovonte kontratën me LA Galaxy, që mbaron në dhjetor të këtij viti, ekipe të mëdha dhe të vogla nga e gjithë bota janë vënë në ndjekje të suedezit. Destinacioni më i mundshëm është Italia, aty ku Ibra ka luajtur me 3 klubet më të mëdha të Serisë A.
Ditën e sotme, klubi i Pescara, që luan në Serie B, përmes një postimi në Twitter i ka uruar mirëseardhjen Ibrahimovicit në klubin e tyre.
“Mirë se vjen Ibrahimovic. Fanella jonë të shkon shumë”. Sigurisht që kjo është një shaka e klubit të Serisë B, pjesë e të cilit është edhe futbollisti i Shqipërisë, Ledian Memushaj, por ia arritën qëllimit për të fituar vëmendjen e të gjithëve përmes një postimi të vetëm në Twitter. /CNA.al
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania