Connect with Us

UEFA zbarkon papritur në Tiranë dhe surprizon FSHF-në

Kombëtare

UEFA zbarkon papritur në Tiranë dhe surprizon FSHF-në

Publikuar

-

Shqipëria do të presë Francën kampione të botës në stadiumin e ri kombëtar, në një ditë ku të pranishëm në impiant do të jenë të pranishëm përfaqësues të rëndësishëm të politikës në vend, por edhe të qeverisë europiane të futbollit.

Pikërisht, kjo e fundit ka sjellë në vendin tonë prej ditësh një përfaqësi të deleguarish, të cilët po monitorojnë dhe instruktojnë detajet e fundit të ndërtimit të impiantit të ri, por jo vetëm: Çdo detaj! Sigurisht, e gjithë kjo lidhet me praninë në inaugurimin e stadiumit.

MBLEDHJET

Prej disa ditësh, UEFA po monitoron deri në detaje të gjithë përfundimin e punimeve në stadiumin e ri kombëtar. Duke qenë se po afron data 17 nëntor, koha shtrëngon dhe gjithçka duhet të bëhet gati fillimisht për të dielën, në sfidën testuese ose të kolaudimit të impiantit mes Vllaznisë dhe Apolonisë, e vlefshme për kampionatin e femrave në Shqipëri. Në vendin tonë, ambientet e stadiumit shndërrohen shpesh në vend mbledhjesh, teksa për çdo punim që është në përfundim e sipër, nga UEFA lihen edhe detyra apo afate.

Gjithashtu, edhe në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit, prania e punonjësve të deleguar të UEFA-s apo edhe e drejtuesve të Policisë së Shtetit ka qenë e shpeshtë në ditët e fundit për të definuar çdo detaj të organizimit si edhe të sigurisë, si për pjesën e jashtme të impiantit, hyrjet apo kontrollet e tifozëve apo edhe për sigurinë dhe komoditetin e tyre në ambientet e brendshme, në shkallë dhe stolat përkatës.

ALEKSANDËR CEFERIN

Prania e konfirmuar e numrit një të UEFA-s, Aleksandër Ceferin, dhe e shumë anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të këtij institucioni, sigurisht që e ka shtuar edhe dozën e kujdesit përpara ndeshjes. Kjo, e shoqëruar edhe me praninë e kampiones së botës, kërkon vëmendje të veçantë.

Së fundmi, Kryeministri Edi Rama ka ndarë në faqen e tij në “Facebook” foto të punimeve të fundit, teksa sheshi hyrës para stadiumit po përfundon së shtruari me pllaka. Gjithashtu, krahas punimeve të fundit në impiant, po punohet intensivisht edhe për sheshimin e ambienteve që rrethojnë stadiumin e ri kombëtar.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

" "

Kombëtare

Edi Reja zgjat kontratën me Shqipërinë, zbulohet objektivi që i ka vendosur FSHF-ja

Publikuar

-

Nga

Edi Reja do të vijojë të jetë trajner i Kombëtares shqiptare. Italiani jo vetëm që ka arritur marrëveshjen me presidentin, por edhe ka hedhur firmën e tij në kontratën e re. Gjithçka është mbyllur, ndërsa tani pritet zyrtarizimi formal, ku tekniku dhe presidenti i FSHF-së do të shtrëngojnë duart përpara mediave. “Balkanweb” mëson nga burime […]

LEXO TE PLOTE
" "

Kombëtare

Ofertë e bujshme nga Anglia/ Altin Lala tregon të ardhmen e Milot Rashicës

Publikuar

-

Nga

Milot Rashica është futbollisti më i rëndësishëm për Verder Bremen në këtë sezon. Edhe pse në fillim të kampionatit pati një dëmtim, që e la jashtë për disa javë, sërish sulmuesi ia ka dalë të jetë golashënuesi më i mirë i ekipit deri në këto momente të Bundesligës. Rashica ka shënuar gjashtë gola në kampionat […]

LEXO TE PLOTE
" "

Kombëtare

Tramexani merr drejtimin e ekipit italian, gati akordi me ish-sulmuesin e kombëtares

Publikuar

-

Nga

Paolo Tramexani është trajneri i ri i Livornos. Ish-ndihmësi i De Biazit te Shqipëria ka nisur një aventurë të re, duke marrë drejtimin e skuadrës që militon në Serinë B. Lajmi konfirmohet nga mediat italiane, teksa raportohet se tekniku takoi sot familjen e presidentit Spinelli, teksa palët kanë arritur akordin zyrtar. Tramexani do të zbres […]

LEXO TE PLOTE
" "

Kombëtare

Reja: Kam ardhur në Shqipëri për rinvimin, ja pse u takuam sot me Dukën dhe trajnerët e tjerë

Publikuar

-

Nga

Edi Reja, do vazhdojë të qëndrojë në stolin e Kombëtares shqiptare të Futbollit. Prej ditësh emri i tij qarkullonte në mediat italiane, për të marrë drejtimin e Napolit, por ai i hodhi poshtë zërat se mund të lërë kombëtaren. Reja organizoj një takim në Tiranë, me të gjithë trajnerët e ekipeve zinxhir kuqezi dhe në […]

LEXO TE PLOTE