Connect with Us

“Arena Kombëtare” është gati, kalon edhe testin e fundit

Kombëtare

“Arena Kombëtare” është gati, kalon edhe testin e fundit

Publikuar

-

Arena Kombëtare është gati për të pritur ndeshjen e parë, teksa të dielën do të luhet sfida e femrave, Vllaznia – Apolonia. Ky takim do të shërbejë si testuese për këtë impiant të ri në prag të ndeshjes kualifikuese të Euro 2020, Shqipëri – Francë, ku do të bëhet edhe inaugurimi i tij.

Nga një video e publikuar nga ShqipStadium, shihet se gjithçka ka përfunduar. Kanë mbetur disa detaje të vogla në sheshin para stadiumit, ndërsa është kaluar me sukses edhe testi i shiut. Tapeti jeshil duket në gjendje fantastike, “Newsport.al”.

Edhe pse reshjet kanë qenë të dendura, ato s’kanë ndikuar aspak në cilësinë e fushës. Prej dy vitesh kishte nisur puna për ndërtimin e këtij impianti modern, ndërsa tashmë gjithçka është gati për të pritur ndeshjen e parë zyrtare.

Kostoja për ndërtimin e tij ka qenë 75 milionë euro, ndërsa interesi për të ndjekur një sfidë nga ky stadium është mjaft i madh. Kujtojmë që Vllaznia – Apolonia e vlefshme për kampionatin e femrave do të zhvillohet nesër në orën 19:00. Ndërsa takimi mes kombëtares dhe “Gjelave” të Francës do të luhet në 17 nëntor.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Berisha: Hysaj më i vështiri, si na ndryshoi jetën Koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Profili në “Instagram” apo çdo rrjet social është shpesh treguesi kryesor për shumëçka nga jeta e secilit prej nesh. Po të futesh te llogaria e Etrit Berishës në “Instagram”, ka një oktapod. E pikërisht, si një i tillë mbase në fushë shqiptari është jo me dy, por shumë tentakula që i kanë mjaftuar për ta […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Barcelona nuk e lejoi Labinot Kabashin të luante për Kosovën

Publikuar

-

Nga

Labinot Kabashi ishte ftuar te Kombëtarja e Kosovës si 16 vjeçar. Ai është pjesë e Barcelonës dhe llogaritet si njëri nga yjet e ardhshëm të klubit katalunas. Albert Bunjaki e kishte ftuar Kabashin, kur ky ishte vetëm 16 vjeçar. Labi kishte shkëlqyer në stërvitjet te Kosova dhe ish-trajneri i Dardanëve dëshironte ta inkuadronte të paktën […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kombëtaren shqiptare e refuzoi, Besnik Hasi: Mund të drejtoj Kosovën

Publikuar

-

Nga

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi nuk e ka përjashtuar mundësinë që në një ta ardhme ta marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës. Në një intervistë dhënë emisionit sportiv të KTV “Sporti Total”, ish-trajneri i Anderlehti, Olimpiakosit, Legias, etj, ka vlerësuar lartë ngritjen e Kosovës dhe beson se ka një të ardhme të ndritur. “Me Kosovën […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: