Connect with Us

Çfarë do të ndodhë me Barcelonën pasi të ikë Messi?/ Zbulohet plani i madh

Sport

Çfarë do të ndodhë me Barcelonën pasi të ikë Messi?/ Zbulohet plani i madh

Publikuar

-

Josep Maria Bartomeu, presidenti i Barcelonës, siguroi se klubi tashmë po përgatitet për periudhën pas Lionel Messit, pasi ylli argjentinas “t’i varë këpucët në gozhdë”. Kuptohet, kreu i katalanasve shpreson që ajo ditë të jetë sa më e largët. Duke folur për “Associated Press”, Bartomeu theksoi se ka një plan në këtë drejtim: “Ne jemi duke përgatitur epokën pas Messit. Të gjithë ndajmë shqetësimin për mënyrën sesi do të jetë Barcelona pa Messin, sot 32 vjeç, i cili i ka udhëhequr aspiratat tona sportive prej gati 15 vitesh”.

Presidenti Blaugrana avancoi edhe me një objektiv tjetër strategjik: “Nuk kam dyshim që, pasi Messi ta përfundojë karrierën e tij si futbollist, do të mbetet i lidhur me këtë klub edhe për pjesën tjetër të jetës së tij”. Kohët e fundit, argjentinasi ishte shumë i qartë në lidhje me gatishmërinë e tij për të mbetur përjetësisht te Barça, madje përjashtoi edhe një ëndërr fëmijërie për ta mbyllur aty ku e nisi, në Rosario: “Unë dua të dal pension te Barcelona. Gjithmonë ëndërroja ta mbyllja karrierën atje, te Newell, në futbollin argjentinas, i cili është shumë ndryshe nga kudo në botë, por duhet të mendoj më shumë për familjen”. /Telesport.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: