Connect with Us

I tërbuar me arbitrin, trajneri i Bylisit lë pa fjalë gazetarin me sjelljen e tij pas ndeshjes

Sport

I tërbuar me arbitrin, trajneri i Bylisit lë pa fjalë gazetarin me sjelljen e tij pas ndeshjes

Publikuar

-

Bylisi u mposht me përmbysje nga Skënderbeu, në sfidën e vlefshme për javën e 12-të të Kategorisë Superiore. Në prononcimin pas ndeshjes për emisionin “Gol pas Goli”, trajneri i skuadrës ballshiote, Dovedan, u shfaq tepër i befasuar nga vendimet e gjyqtarit, teksa deklaroi:

U befasuar nga vendosja e kundërshtarit? Pse skuadra u zgjua në 15 minuta për të reaguar?

Luajtën me 5 mbrojtës! Problemi jonë nisi që në momentin e penalltisë të humbur. Po të kishim shënuar do të ishte një tjetër lojë. Faulli te penalltia e dytë e Skënderbeut ishte tepër naiv! Pse duhet të shkaktohet ajo lloj penalltie?

A ke ankesa për gjyqtarin?

Penalltia e parë nuk ishte! Nuk ka lidhje fare me penalltinë. Si mund ta japësh atë penallti? Penalltia e dytë ishte!

Ky është futbolli, ndodh që edhe të përmbysesh, prandaj është i bukur! Nuk merrem me arbitrin, nuk kam asnjë koment.

Nuk mund të bëj dot asgjë tani. Ju i patë vet vendimet e arbitrit. Nuk mund të bëj një analizë të saktë të lojës! Nuk mund të flasim për analizë pas atyre vendimeve”, u shpreh Dovedan.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

Edhe Bayerni hyn në garë për sensacionin e Europës, zbulohet oferta e majme

Publikuar

-

Bayern Munchen është futur në garën për shërbimet e Erling Haaland. Sulmuesi norvegjez po shkëlqen me Salzburg dhe kryeson renditjen e golashënuesve në Champions League. 19-vjeçari potent ka shënuar 15 gola në kampionat, 4 në Kupën e Austrisë dhe 7 në kompeticionin evropian. Të shumta janë klubet që i janë vënë pas, mes tyre dhe […]

LEXO TE PLOTE

La Liga

Barça kërkon një sulmues në vendin tim?/ Suarez bën deklaratën e papritur

Publikuar

-

“Nuk është diçka çuditshme që klubi po kërkon një numër 9 tjetër, është realiteti i futbollit. Vjen momenti në të cilin mosha ime nuk do të më lejojë të jem në lartësinë e nevojave të Barcelonës”. Janë këto fjalët e Luis Suarezit, në një intervistë të dhënë së fundmi. Sulmuesi i Barcelonës foli për të […]

LEXO TE PLOTE

Sport

E vërteta e hidhur/ Ja pse UEFA-s nuk i intereson kualifikimi i Kosovës në Euro 2020

Publikuar

-

Kampionati Europian 2020 do të jetë i veçantë, pasi për herë të parë në histori, turneu do të zhvillohet në 12 vende europiane. Me kualifikimin potencial të Kosovës, UEFA do të përballej me disa telashe. Edhe pse Kosova ka qenë e pavarur për mbi dhjetë vjet, 79 shtete – përfshirë këtu Spanjën, Rusinë, Azerbajxhanin, Rumaninë […]

LEXO TE PLOTE