Connect with Us

Juventusi ishte pranë akordin me Kumbullën, ja çfarë do ndodhë në janar

Kombëtare

Juventusi ishte pranë akordin me Kumbullën, ja çfarë do ndodhë në janar

Publikuar

-

Marash Kumbulla është një sur prizë e bukur e Serisë A. Mbrojtësi 19-vjeçar po shkëlqen me Veronën, por, me sa duket, për Juventusin nuk ka pasur vend për dyshime. Edhe më herët, pa e ndjekur në elitën e futbollit “axurr”, shqiptari ka pasur të dhëna interesante.

Kjo del në pah me një prapaskenë, e zbuluar në mediat italiane, të cilat bëjnë me dije edhe mundësinë e qendërmbrojtësit që të ishte sot pjesë e akademisë bardhezi. Prapaskena Fabio Paratiçi është vënë në lëvizje gjatë verës për shërbimet e Marash Kumbullës dhe bëhet me dije që drejtori i bardhezinjve ka tentuar t’i bindë drejtuesit e Veronës.

Mirëpo, gjithçka është ndërprerë në momentin që Juventusi ka zbardhur planin për të. Paratiçi e ka kërkuar shqiptarin për ta huazuar atë te skuadra U-23, për t’u pjekur dhe për të marrë minuta e për të qenë një element që në të ardhmen do të afrohej në ekip. Por, nuhatja e drejtuesve dhe stafit të Veronës ka qenë e tillë që nuk kanë pranuar që djaloshi të huazohet në një tjetër ekip moshash, pasi për ta, ai do të ishte element i skuadrës së parë në vitin që të ngjiteshin në Serinë A (sezoni aktual).

PLANI

Mirëpo, sipas mediave pranë skuadrës së Veronës, ky plan i Paratiçit mund të vihet në zbatim shumë shpejt. Marrëdhëniet e mira mes klubeve bëjnë të mundur që Juventusi të tentojë afrimin e shqiptarit që në merkaton e janarit. Më së paku, për ta bllokuar me një paraakord dhe parakontratë.

Por, tanimë, paraqitjet që ka bërë Kumbulla, kushtojnë për Juven që duhet të paguajë shumë më shumë për një futbollist që ka treguar vlera, siguri dhe garanci edhe kur përballë ka pasur pikërisht yjet e Juventusit apo edhe skuadra si Milani.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Greqia nuk di të ndalet, i rrëmben Shqipërisë edhe një tjetër talent

Publikuar

-

Nga

Greqia na rrëmben një tjetër talent, dhe këtë herë bëhet fjalë për ekipin U-15 të kombëtareve helene. Në listën e publikuar ditën e sotme nga trajneri Markos Dimos, bie në sy se në repartin e mesfushës është thirrur 15-vjeçari Orgito Ruçi, që është pjesë e akademisë së Olimpiakosit. I riu me origjinë nga Elbasani, ka […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Vendim i momenteve të fundit/ Edi Reja bën ndryshim në mesfushë, ja formacioni për sonte

Publikuar

-

Nga

Kombëtarja ka mbyllur sot përgatitjet me një seancë paradite në Durrës, që ka shërbyer për të njohur skuadrën përfundimisht me formacionin që do të luajë në orën 20:45 ndaj Andorrës në stadiumin “Elbasan Arena”. Trajneri Edi Reja ka bërë disa ndryshime, duke lënë titullarë të rëndësishëm jashtë formacionit, kjo edhe për t’i ruajtur për ndeshjen […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Ndryshime në momentet e fundit, ja formacioni i Shqipërisë sonte ndaj Andorrës

Publikuar

-

Nga

Shqipëria do të zbresë në mbrëmjen e sotme në “Elbasan Arena” për tu përballur me Andorrën, ndaj të cilëve Reja ka premtuar përqendrim maksimal dhe seriozitet për të dalë me tre pikë. Një fitore do i shërbente kuqezinjve për të arritur objektivin e tyre për ta mbyllur fazën kualifikuese të Euro 2020 në vendin e […]

LEXO TE PLOTE