Connect with Us

Nga Ballshi në Gjirokastër/ Ja ndeshjet që luhen sot

Sport

Nga Ballshi në Gjirokastër/ Ja ndeshjet që luhen sot

Publikuar

-

Kategoria Superiore do të luajë ditën e sotme dy ndeshjet e radhës në javën e 12. Në Ballsh, Bylisi do të presë Skënderbeun. Mallakastriotët kanë mundësinë e artë për të marrë kryesimin e kampionatit, në pritje të ndeshjes së Partizanit. Bylisi vjen në një formë të mirë pas triumfit ndaj Vllaznisë, ndërsa tashmë nuk mund të konsiderohet surprizë.

Kujtojmë se në takimin e fazës së parë, Bylisi e mposhti Skënderbeun në shtëpi. Në anën tjetër, bardhekuqtë kanë probleme me mungesat në këtë transfertë. Tekniku Ilir Daja duhet të projektojë një formacion pa Turtullin dhe Asion Dajën, ndërsa me shumë mundësi jashtë sfidës ka mbetur edhe mesfushori Bruno Dita. Korçarët po kalojnë një periudhë negative, teksa nuk kanë arritur të fitojnë në katër ndeshjet e fundit.

Ndërkohë, sfida tjetër është ajo mes Luftëtarit dhe Teutës. Vendasit kërkojnë pikët me çdo kusht pasi kanë salduar vendin e parafundit në kampionat me gjashtë pikë të grumbulluara, dhe janë ndër skuadrat më të rrezikuara për të zbritur një kategori më poshtë, edhe pse për llogaritë përfundimtare është ende herët. Ndërkaq, në kampin e  Teutës, kërkohet me çdo kusht rikthimi te suksesi pasi nuk njeh fitore në tre ndeshjet e fundit dhe skuadra e Bledi Shkëmbit është futur në një ngërç psikologjik.

Ndeshjet:

13:30 Bylis- Skënderbeu

13:30 Luftëtari- Teuta

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

Edhe Bayerni hyn në garë për sensacionin e Europës, zbulohet oferta e majme

Publikuar

-

Bayern Munchen është futur në garën për shërbimet e Erling Haaland. Sulmuesi norvegjez po shkëlqen me Salzburg dhe kryeson renditjen e golashënuesve në Champions League. 19-vjeçari potent ka shënuar 15 gola në kampionat, 4 në Kupën e Austrisë dhe 7 në kompeticionin evropian. Të shumta janë klubet që i janë vënë pas, mes tyre dhe […]

LEXO TE PLOTE

La Liga

Barça kërkon një sulmues në vendin tim?/ Suarez bën deklaratën e papritur

Publikuar

-

“Nuk është diçka çuditshme që klubi po kërkon një numër 9 tjetër, është realiteti i futbollit. Vjen momenti në të cilin mosha ime nuk do të më lejojë të jem në lartësinë e nevojave të Barcelonës”. Janë këto fjalët e Luis Suarezit, në një intervistë të dhënë së fundmi. Sulmuesi i Barcelonës foli për të […]

LEXO TE PLOTE

Sport

E vërteta e hidhur/ Ja pse UEFA-s nuk i intereson kualifikimi i Kosovës në Euro 2020

Publikuar

-

Kampionati Europian 2020 do të jetë i veçantë, pasi për herë të parë në histori, turneu do të zhvillohet në 12 vende europiane. Me kualifikimin potencial të Kosovës, UEFA do të përballej me disa telashe. Edhe pse Kosova ka qenë e pavarur për mbi dhjetë vjet, 79 shtete – përfshirë këtu Spanjën, Rusinë, Azerbajxhanin, Rumaninë […]

LEXO TE PLOTE