La Liga
Reali shënon 2 gola në 120 sekonda/ Kapiteni madrilen feston me shqiponjë

Reali është duke fituar 0-3 në transfertën ndaj Eibar për javën e 13-të të La Ligës. Fillimisht, madrilenët shënuan dy gola të shpejtë brenda 120 sekondave me Benzema 17′ dhe Ramos’ 19.
Kapiteni i Los Blancos u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë dhe festoi me ‘shqiponjë’. 10 minuta më vonë, Benzema shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për Realin, po nga pika e bardhë e penalltisë.
Djemtë e Zidane duket se kanë gjetur formën e duhur pas fitoreve të thella në dy ndeshjet e fundit, 5-0 ndaj Leganës në La Liga fundjavën e shkuar, në mesjavë 6-0 ndaj Galatasaray në Champions dhe sot po shkatërrojnë Eibarin. /CNA.al
@SergioRamos and penalties a different love story 😍❤️#EIBRMA #EibarRealMadrid #RMFans #RMCity pic.twitter.com/7c9fOR0efV
— Manish Jadhav (@larviko_03) November 9, 2019