Connect with Us

Shkëmbi: Unë jam përgjegjësi kryesor i kësaj situate

Sport

Shkëmbi: Unë jam përgjegjësi kryesor i kësaj situate

Publikuar

-

Trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi ka folur pas ndeshjes së barazuar me Luftëtarin. Tekniku korçar në prononcimin për Supersport është shprehur se kjo ishte një ndeshje për t’u fituar dhe për këtë ishte punuar vetëm gjatë javës. Ndërsa, Shkëmbi thekson se ai është përgjegjësi i parë dhe më pas lojtarët.

Është e vërtetë që dominuam por nuk ka justifikime pasi duhej të fitonim. Gjatë javës kemi folur që duhet të fitojmë dhe jo barazim, dhe ekipi tregoi dëshirë por nuk është justifikim. Është ekipi i ri, dhe nuk e mendoj si vazhdimësi të mëparshme nga sezoni i kaluar, këto ndeshjet jashtë fushe.. U munduam, patëm raste dhe kishim mundësi të shënonim, por nuk kemi justifikime. Prisja të fitonim.

Çfarë nuk funksionoi? Mungoi finalizimi, saktësia para portës për të shënuar. Kishte edhe momente që mund ta kishim humbur, por normale që kundërshtari do kishte mundësi duke i lënë fushë mbrapa. Lojtarët kishin ide, kemi punuar për këtë. Me gjithë ato kundërshtarë në zonën e tyre është e vështirë, por na mungon qetësia te porta kundërshtare, që mund të shënojmë. Ky është problemi më i madh i joni. Është shpejt të mendojmë merkaton.

Objektivi është të marrim pikë dhe të fitojmë javë pas jave. Ishim përgatitur për të fituar patjetër. Deri kur të jem trajner këta lojtarë kanë besimin tim. Në momentin e duhur do të shohim çfarë do ndodhë.

Nxitimi për te goli, u kthye në pengesë? Pati disa momente kur 2-3 lojtarë ishin te topi dhe zona tjetër ishte bosh. Nuk dua të justifikoj veten apo njeri, por në momentet e lojës lojtarët nxitohen dhe nuk bëjmë ato që janë përgatitur. Një ndeshje që duhej ta fitonim. Unë jam përgjegjësi i parë dhe më pas lojtarët.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: