Connect with Us

Video: Interi fiton me përmbysje, 45 milionëshi shënon një gol të çmendur

Seria A

Video: Interi fiton me përmbysje, 45 milionëshi shënon një gol të çmendur

Publikuar

-

Interi vuan shumë ndaj Veronës në “San Siro”, por në fund del me tre pikë. Miqtë kaluan të parët në avantazh me golin e Valerio Verre, nga pika e bardhë e penalltisë. Një penallti mjaft e diskutueshme, madje nuk pati as ndërhyrje të VAR-it.

Barazimi i zikaltërve erdhi vetëm në minutën e 65′, ku Vecino dërgoi topin me kokë në rrjetë pas krosimit perfekt të Lazarros.

Në minutën e 83′, futbollisti i transferuar verën e këtij viti për 45 milionë euro, Nicolo Barella shënoi golin e fitores për zikaltrit me një goditje shumë të bukur nga distanca. Pas kësaj fitoreje, Interi ngjitet momentalisht në vendin e parë me 31 pikë, 2 më shumë se Juventusi. /CNA.al

https://www.youtube.com/watch?v=_NBDUZL3jLg

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

Messi jep “OK”, Barcelona do me çdo kusht mbrojtësin më të mirë të Serisë A

Publikuar

-

Barcelona synon të përforcohet në mbrojtje dhe është vënë në kërkim të pasardhësit të Gerard Pique, i cili është 32-vjeç tashmë dhe nuk po shkëlqen si në të shkuarën me katalanasit. Sipas shtypit spanjoll, lojtari i përzgjedhur nga Barça është ylli i Interit, Milan Skriniar. Disa burime brenda klubit kanë konfirmuar për Diario Gol se […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

U bë e famshme vetëm se është tifoze e Juves, mbi 70 mijë ndjekës brenda një jave

Publikuar

-

Tifozët bardhezi kanë ende para syve atë mrekulli të Paulo Dybalas në “Allianz Stadium”, kundër Milanit, pas driblimit që i bëri Alessio Romagnolit. Regjia ofroi disa këndvështrime në rastin e golit, por fiksoi edhe një tifoze, deri në atë moment e panjohur, që u bë e famshme thjesht nga prania e saj në një ndeshje […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Përmbytet Venecia, yjet e Italisë bëjnë gjestin e madh

Publikuar

-

Ditët e fundit, në Itali ka pasur shumë përmbytje, për shkak të kushteve të rënduara atmosferike. Qyteti i Venecias ka qenë më i prekuri nga përmbytjet e shumta, për shkak të vendndodhjes gjeografike dhe projektit ndërtues të tij. Kombëtarja e Italisë luajti mbrëmë në transfertë përballë Bosnje-Hercegovinës, sfidë që e fitoi 0-3. Menjëherë pas takimit, […]

LEXO TE PLOTE