Premier Liga
A po mbahet me hatër Liverpooli?/ Këto janë pamjet që po bëjnë xhiron e botës pas supersfidës së sotme

Liverpooli mposhti Man. Cityn 3-1 në “Anfield” në një ndeshje me mjaft polemika, për shkak të vendimeve kontraverse nga arbitri kryesor i takimit Michael Oliver.
Fillimisht në golin e parë të shënuar nga vendasit, Alexandre-Arnold prek me dorë topin brenda zonës, por aksioni nuk përfundon dhe gjyqtari lejon vazhdimin, pikërisht në kundërsulmin kur Fabinho shënojë një super gol. Pavarësisht protestave të Guardiolës dhe stafit të tij, arbitri e quajti golin të rregullt.
Gjatë golit të dytë të Salah, në minutën e 13′, egjiptiani ishte në milimetrat e pozicionit jashtë loje dhe çuditërisht për 10 sekonda vendoset që goli të pranohet, por në rrjetet sociale po diskutohet dukshëm ky rast.
Në 10 minutat e fundit, sërish Alexandre-Arnold prek topin me dorë brenda zonës, ndonëse gjyqtari ishte shumë afër sërish nuk akordoi penallti.
Ky rast solli edhe “tërbimin” e Guardiolës, duke protesuat ashpër ndaj arbitrit. Në rrjetet sociale akuzat ndaj Federatës Angleze për mbajtjen me hatër të Liverpoolit janë të shumta. /CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Liverpool fiton dhe marshon drejt titullit/ Video: Salah tallet me portierin kundërshtar
Liverpooli ka mposhtur Watfordin 2-0 në “Anfield” për javën e 17-të të Premier League. Lojtari i ndeshjes ishte padyshim Mohamed Salah me dy golat e...

Liverpooli është super/ Shihni se nga çfarë aksioni vjen goli i Salah (video)
Liverpooli e mbyll në avatazh 1-0 pjesën e parë ndaj Watford në “Anfield”, për javën e 17-të të Premier League. Të kuqtë gjetën rrjetën pas...