La Liga
Bale tërbon sërish Realin, zbulohet dredhia e radhës e uellsianit

Gareth Bale prej kohësh nuk ndihet i lumtur në Madrid dhe këtë gjë e ka shprehur me deklaratat dhe qasjet e tij.
Uellsiani ka kërkuar largimin nga klubi ku ka fituar ndër të tjera edhe 4 herë kompeticionin Champions League. Gjatë ditës së sotme, Bale ka irrituar tifozët e Realit, të cilët në rrjete sociale kanë kërkuar ta largojnë menjëherë nga skuadra futbollistin që e blenë për 100 milionë euro.
30-vjeçari nuk është stërvitur me Realin pas një lëndim që pësoi me Uellsin në muajit tetor. Bale papritur është stërvitur rregullisht me kombëtaren e tij dhe pse këtë gjë nuk e bën me skuadrën e Zinedine Zidane. Ky fakt nuk i ka pëlqyer aspak drejtuesve të klubit “galaktik”.
Me shumë gjasa ish-lojtari i Tottenham do të zbresë në fushë me 16 nëntor kundër Azerbajxhanit. Duken se rrugët mes Bale dhe Realit janë të ndara.