Connect with Us

Ja çfarë duhet të plotësojë stadiumi i ri brenda 5 ditëve që të jetë gati me Francën

Sport

Ja çfarë duhet të plotësojë stadiumi i ri brenda 5 ditëve që të jetë gati me Francën

Publikuar

-

Ajo që mungonte, ka ndodhur dje gjatë pasdites. UEFA ka certifikuar zyrtarisht edhe në faqen e saj zyrtare në axhendën e ndeshjes Shqipëri-Francë stadiumin e ri kombëtar si vend zhvillimi të sfidës së fundit në grupin tonë kualifikues. “Panorama Sport” ka mësuar edhe detyrat e fundit që janë lënë, teksa për rreth 48 orë, gjithçka duhet të jetë gati në stadium. Thënë ndryshe, ka një “ultimatum” për dorën e fundit të punëtorëve, përpara se në impiant të vijnë “Gjelat“

DETYRAT 

Pas ndeshjes kolauduese mes skuadrave të femrave të Vllaznisë dhe Apolonisë, nga UEFA është lënë një set me detyrat e fundit finalizuese që e bëjnë impiantin gati për të pritur në Tiranë “Gjelat” e Francës. Mes të tjerash, detyrat kanë të bëjnë me orientimet e tifozëve, kontrollin dhe menaxhimin e tyre në hyrje apo edhe shkallët e stadiumit si dhe gjithçka që ka të bëjë me ndriçimin përreth impiantit.

Së pari, një ndër detyrat kryesore të mbetura është legjenda e stadiumit. Sinjalistika dhe njoftimet për hyrje-daljet e tifozëve, duke saktësuar katet apo hyrjet për në tribunat përkatëse. Sinjalistika jashtë dhe brenda, edhe me gjërat e ndaluara, të shpjeguara edhe në anglisht, duhet të përfundojnë deri të mërkurën.

Së dyti, është lënë detyrë përfundimi i ndriçimit të jashtëm në impiant, në të gjithë rrethimin dhe në vendhyrjet e tifozëve.

PUNIMET

Në javën e fundit, largimi i makinerive, i papastërtive dhe gjithçkaje që është nevojitur gjatë punimeve është një nga detyrat kryesore për të nxjerrë në pah edhe bukurinë dhe pastërtinë e impiantit që është ndërtuar i ri. Së treti, të largohet çdo makineri, skelë apo mjet pune i deritanishëm nga kompania ndërtuese. Gjithçka duhet e pastër deri ditën e premte, pasi të shtunën Franca bën stërvitjen zyrtare.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: