Connect with Us

Josa: Ky Partizan as që krahasohet me Skënderbeun tim

Sport

Josa: Ky Partizan as që krahasohet me Skënderbeun tim

Publikuar

-

Mirel Josa prej dy muajsh është sh këputur nga trajningu, por assesi nga futbolli. Ndjek me kërshëri çdo ndeshje të futbollit tonë, por zemrën sigurisht e ka te Tirana. Dëshiron që ky vit jubilar të rikthejë titullin në shtëpinë e trofeve dhe mendon se shanset janë, në një kampionat ku diferencat janë minimale dhe milionat e investuara nuk të garantojnë suksesin. Partizani është me të vërtetë në krye, e megjithatë e sheh shumë larg Skënderbeut me të cilin fitoi 4 tituj.

Te Kukësi sheh gjithashtu probleme dhe kryesisht në mbrojtje e mesfushë, ndërsa Julian Ahmataj e këshillon që të ketë kujdes. Këto edhe të tjera trajneri më i suksesshëm në Shqipëri i rrëfen në një intervistë të dhënë ekskluzivisht për “Panorama Sport”.

Pas 12 javësh të luajtura, si ju duket gara në këtë kampionat? 

Shoh rivalitet të plotë mes 10 ekipeve. Ato klube që kishin pretendime, nuk e kanë nisur fort mirë kampionatin. Kanë hedhur hapa falsë. Por ka të tjera që po surprizojnë. Siç është rasti i Bylisit, ka një ecuri realisht pozitive, përtej asaj humbjeje që pësoi në fund. Në kompleks, nuk shoh diferenca të mëdha. Jemi në një fazë ku nuk është se vlejnë emrat që kanë ekipet në përbërje, por impenjimi që shfaq secila skuadër në fushë nga java në javë.

A e kishte menduar ndonjëherë Mirel Josa që Skënderbeu me të cilin fitoi 4 tituj do mbërrinte në këtë ditë…? 

Normal që po. Një skuadër nuk e bëjnë titujt, por problematika që ka brenda dhe Skënderbeu ka kaluar jo pak gjatë kësaj periudhe.

Tani që është luajtur diçka më shumë se një fazë, e shihni Tiranën për titull? 

Tirana aty është. Nuk është larguar nga titulli, ndaj shanset sigurisht që i kanë. Nuk mund ta them dot të kundërtën. Është një skuadër që është formuar për objektiva të mëdha. Se si është ndërtuar pastaj, këtë e dinë drejtuesit. Pretendime kanë për trofe, por le t’i marrin gjërat me radhë. Pas ndryshimeve në pankinë, mund të stabilizohet gjithçka. Mendoj se majat nuk garantohen vetëm se shpenzon shumë parà. Marr spunto nga shkrimi që ishte në gazetën “Panorama Sport”, ku thuhej se Tirana jep afro 70 mijë euro në muaj për rrogat e lojtarëve. Mund t’i ecë më mirë një ekipi që ka kosto prej 40 milionësh...

Çfarë do t’i këshillonit Ahmatajt miqësisht, sepse është edhe trajner i ri?

Do t’i uroja suksese fillimisht, e kam pasur edhe futbollist. Këshilla është e vështirë të jap, pasi ai ka njerëz në krahë… Le të jetë sa më i kujdesshëm në marrëdhëniet që do krijojë brenda për brenda klubit.

Të kalojmë pak te Partizani. Çfarë i mungon kësaj skuadre, që nuk po bën dot atë që arriti Skënderbeu… rivalët ndalen vazhdimisht, por shkëputja nuk po vjen kurrë? 

Nuk ka nevojë që të krahasosh Partizanin me Skënderbeun. Nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. Cilësia e korçarëve ka qenë shumë herë më e madhe, gjithçka funksiononte në perfeksion edhe në organizim. Nuk e bëj dot këtë paralele, pasi Skënderbeu ishte histori tjetër.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: