Connect with Us

Kosova merr lajmin tronditës në prag të dy ndeshjeve me Çekinë dhe Anglinë

Kombëtare

Kosova merr lajmin tronditës në prag të dy ndeshjeve me Çekinë dhe Anglinë

Publikuar

-

Vedat Muriqi nuk ia del të riaftësohet në kohë për dy sfidat vendimtare të Kosovës ndaj Republikës Çeke dhe Anglisë. Konfirmimi ka ardhur nga vetë Federata e Futbollit të Kosovës, e cila ka sqaruar se sulmuesi i cili po kalonte një formë të jashtëzakonshme me klubin e tij në këtë pjesë të parë të sezonit, nuk është riaftësuar nga problemi fizik me të cilin kishte ardhur në grumbullim.

“Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, nuk do të jetë në gjendje të luajë në dy ndeshjet e radhës kundër Çekisë, më 14 nëntor në Plzen dhe kundër Anglisë, më 17 nëntor në Prishtinë.

Përkundër përpjekjeve maksimale dhe dëshirës së madhe të futbollistit për t’i ndihmuar bashkëlojtarët në këto ndeshje të rëndësishme, pas ekzaminimeve të bëra mjekësore dhe konsultimeve edhe me ekspertë të kësaj fushe në Zvicër ka rezultuar që paraqitja e tij është e pamundshme të ndodhë. Për çdo ndryshim eventual në gjendjen e futbollistit do t’iu informojmë me kohë”, shkruhej në njoftimin e FFK-së.

Tashmë alternativat e tij mbeten Atdhe Nuhiu dhe Elbasan Rashani, gjithmonë nëse Shaland nuk bën improvizimi e radhës duke kaluar një nga mesfushorët ofensivë në repartin e avancuar. Trajneri është detyruar të improvizojë vazhdimisht për shkak të dëmtimeve të shumta në radhët e Kosovës e cila nuk ka ende në dispozicion dy lojtarë të rëndësishëm si Kryeziu e Zeneli.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

" "

Kombëtare

Florian kamberi mahnit Skocinë, nuk do e besoni çfarë goli ka shënuar sulmuesi i kombëtares

Publikuar

-

Nga

Ekipi i Hibernian fitoi pastër 3-0 sfidën e javës së 17-të në Skoci përballë Aberdinit, dhe autor i golit të tretë të takimit ishte shqiptari Florian Kamberi.Pas dopietës së Boil në minutat 52 dhe 68, Kamberi shënoi golin e tretë dhe atë të hipotekimit të fitores në minutën e 74-t. Shqiptari, që u thirr për […]

LEXO TE PLOTE
" "

Kombëtare

Sadiku i papërmbajtshëm, dopietë për Malagën (video)

Publikuar

-

Armando Sadiku ka shënuar të dy golat në fitoren 2-0 të Malaga ndaj Tenerife për javën e 19-të të Segunda Divizion. Në minutën e 27′, bomberi kuqezi i gjendur brenda zonës së rreptësisë, topin e ardhur nga goditja e këndit e dërgoi në rrjetë. Në minutën e 76′ dërgoi sërish topin në rrjetë, këtë hera […]

LEXO TE PLOTE
" "

Kombëtare

“Boom boom” Sadiku/ Video: Bomberi kuqezi shkund rrjetën me një gol të bukur

Publikuar

-

Armando Sadiku rikthehet sërish te goli. Bomberi kuqezi ka shënuar për Malagën ndaj Tenerife, në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të të La Liga 2 apo Segunda Divizion. Elbasanasi u tregua i saktë brenda zonës së rreptësisë pas një topi të ardhur nga goditja e këndit dhe e dëgoi atë në rrjetë në minutën […]

LEXO TE PLOTE
" "

Kombëtare

Çmendet Napoli, synon si trajner Edi Rejën për pasues të Ançelotit

Publikuar

-

Nga

Edi Reja dhe Shqipëria. Një histori e cila nga entuziazmi dhe dëshira për të rinovuar, u la në harresë, me kontratën e re që ende nuk është firmosur. Tani misteri shtohet me zërat që vijnë nga Italia sipas të cilave tekniku 74-vjeçar, është një prej kandidatëve që Napoli po studion, në rast të largimit nga […]

LEXO TE PLOTE