Sport
Nga Ademir, te Orelesi, Salihi e Muka/ Mirel Josa tregon formacionin më të mirë që ka trajnuar

Në 16 vite karrierë, ka përjetuar gjithçka. Dhe pa frikë mund të themi se Mirel Josa është “ekspert” në fitimin e trofeve. Dhe 5 tituj kampionë, 2 Superkupa dhe 1 Kupë Shqipërie, janë dëshmia më e mirë. Për këtë të fundit nuk krenohet fort ndoshta, pasi erdhi në vitin më të errët te Tirana, e megjithatë arritjet e tij nuk mund të zhbëhen. Që prej 2003-shit kur nisi rrugëtimin si trajner, ka stërvitur një duzinë me lojtarë.
Në duar ka pasur “yje” dhe domosdo, derisa në shumicën e rasteve ka marrë edhe trofe. Por kur Mirel Josës i kërkohet që të “skicojë” formacionin më të mirë, fillimisht heziton: “Është pak e vështirë, por më jepni pak kohë…”.
(Formacioni “tip”, i skicuar në letër prej vetë Mirel Josës.)
Por insistimit të gazetës, 56-vjeçari nuk i dha një “jo”. Përkundrazi, mori një letër dhe na solli 11-shen më të mirë që ka drejtuar ndër vite. “Në portë është Shehi, në mbrojtje nga e majta në të djathtë kjo katërshe: Arapi, Jashanica, Dede e Ademir. Mesfusha me Shkëmbin dhe Orelesin e Lilajn në krahë, ndërsa në sulm zgjedh Sinanin të mbështetur nga Salihi dhe Muka”, thekson Josa, teksa bën përzgjedhjen e tij.
Shumë të huaj ka trajnuar duke filluar nga Tirana, Vllaznia, Skënderbeu apo edhe Prishtina, por vetëm një do ta veçonte ndër të tjerë. Bëhet fjalë për lojtarin që i ka shënuar edhe Interit pak kohë më parë në Champions dhe po shkëlqen te Slavia e Pragës: “Peter Olainka, pa dyshim”.
Lajme të Rekomanduara:

E bujshme/ Enea Jorgji do gjykojë Inter-Barcelona
Aktivizimi i gjyqtarëve shqiptarë në arenën europiane po bëhet tashmë i vazhdueshëm. Pas gjykimit në Europa Ligë, në fazën e grupeve në Turqi, Enea Jorgji...

Situata pas tërmeteve, ja gjendja e stadiumit “Air Albania” nga dëmtimet strukturore
Tërmeti i datës 26 nëntor solli pasoja negative për Shqipërinë. Veç frikës legjitime dhe dëmëve materiale, tragjedia la pas 51 viktima. Të shumtë ishin klubet...