Connect with Us

Plas te Kukësi, klubi përjashton mesfushorin nga ekipi

Sport

Plas te Kukësi, klubi përjashton mesfushorin nga ekipi

Publikuar

-

Kukësi ishte një ndër klubet më aktive në merkaton e verës, sidomos në momentet e fundit të saj. Nga skuadra nënkampione u larguan 14 lojtarë dhe po aq u afruan. Një ndër ta ishte edhe mesfushori nga Guinea, Omar Kamara. Por, tashmë gjërat nuk po shkojnë siç ishin parashikuar te Kukësi.

Mbas 12 javësh kampionat, Kukësi gjendet në vendin e pestë me 18 pikë, i bie një mesatare prej 1.5 pikësh për ndeshje dhe minus 4 pikë nga vendi i parë, që mbahet nga Partizani. Edhe pse në takimin e fundit kundër Laçit drejtuesit e klubit, madje edhe vetë presidenti Gjici, akuzuan për gjykim të njëanshëm, kreu i klubit ka “fshikulluar” edhe ekipin. Gazeta mëson ekskluzivisht se kanë filluar skarcimet në radhët e ekipit verilindor e është pikërisht Kamara ai që e ka pësuar i pari. Kamara është larguar nga klubi kuksian.

 “Panorama Sport” zbardh prapaskenën e largimit të lojtarit, i cili prej 4-5 ditësh nuk ka dalë më në stërvitje. Për lojtarin u tha se është i dëmtuar dhe ka probleme me rrëzat e kofshëve e prandaj nuk ka dalë në stërvitje, por edhe pse kjo është e vërtetë, nuk është arsyeja e kryesore e mungesës.

Mbajtja e rrogës – Lojtari në pronësi të Besëlidhjes, i huazuar te Kukësi, është rebeluar dhe është larguar nga ekipi, pasi ai nuk është paguar. Kur të gjithë futbollistët e Kukësit kanë marrë rrogat, 21- vjeçari nuk e ka marrë dhe kjo i ka bërë habi atij.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: