Connect with Us

Redi Jupi: Pashë tre probleme te stadiumi i ri

Kombëtare

Redi Jupi: Pashë tre probleme te stadiumi i ri

Publikuar

-

Redi Jupi është i mendimit se përfaqësuesja shqiptare e futbollit ka një objektiv të qartë përtej kualifikimit në Europian që tashmë është i pamundur. Në “Procesi Sportiv” ai analizoi situatën në kampin kuqezi dhe dha mendimin e tij edhe mbi impiantin e ri në kryeqytet.

“Ne luajmë të enjten me Andorrën ndërsa edhe Franca luan me Moldavinë në shtëpi. Një fitore hipotetike e mundshme e tyre e kombinuar me ndeshjen e Turqisë i siguron vendin e parë e në teori na favorizon se do na interesonte shumë ky skenar se Franca është ekip tjetër kur nuk luan për rezultat.

Në këto dy ndeshje duhet që të bëjmë shumë mirë për të shkuar te vendi i tretë, nuk është kollaj i realizueshëm. Duhet të mundim Andorrën  më parë edhe pse vëmendja ka qenë pak, por shpresoj e besoj se stafi e lojtarët janë shumë të përqendruar. Ne themi që jemi jashtë objektivave, po në gjithë historinë e futbollit tonë, vetëm një herë kemi qenë brenda objektivave, ky është edicion normal. Zakonisht në fund ne kemi qenë në situata shumë të vështira, ne ndeshjet e fundit i kemi menduar për lojtarë rë rinj e ata që kishin të ardhmen jashtë futbollit. Shpresoj që kjo ndeshje përveçse të na shërbejë,  të jetë për startin e një edicioni”, tha ai për situatën e Shqipërisë.

Sa i përket impiantit, Jupi shpjegoi atë që sipas tij duhej ndryshuar e përmirësuar në stadiumin e ri. “Isha edhe unë në stadiumin e ri dhe e pashë me shumë kuriozitet. Dy pjesët pas portës dhe ajo ballore janë në nivel shumë të mirë, shihja ndeshjen shumë mirë. Isha në shkallet e fundit por isha shumë komod. Kemi fituar rreth 15-16 mijë vende me shikim komod. Mungonin sinjalistikat në shkallare se nuk ishin vendosur ende për sektorët, por është e korrigjueshme shpejt.

Një problem që pashë është pak fusha, se nuk dukej ne nivelin maksimal edhe pse vajzat nuk kishin ritmin e duhur. Duket se ka kohë për nivelet maksimale, por është i zgjidhshëm, gjithsesi këtë javë do të luhet një ndeshje e mirë në të. Do të duhet pak kohë, pas 2-3 muajsh do të jetë në gjendje optimale, do luhet ndeshje mirë edhe me Francën.

Nuk më pëlqeu pjesa e pankinave, shpresoj të jetë provizore se gjithë ai investim e stadium, vendi për stafet m’u duken jo të konceptuara mirë. Pastaj është problemi i pazgjidhshëm, që ndërtuesi ka marrë një pjesë të madhe të tribunës qendrore. Kur nuk e bën vetë ndeshesh me këto. Ka humbur pjesë shumë e madhe, por të paktën kemi fituar tre tribunat e tjera”, tha Jupi.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

" "

Kombëtare

Florian kamberi mahnit Skocinë, nuk do e besoni çfarë goli ka shënuar sulmuesi i kombëtares

Publikuar

-

Nga

Ekipi i Hibernian fitoi pastër 3-0 sfidën e javës së 17-të në Skoci përballë Aberdinit, dhe autor i golit të tretë të takimit ishte shqiptari Florian Kamberi.Pas dopietës së Boil në minutat 52 dhe 68, Kamberi shënoi golin e tretë dhe atë të hipotekimit të fitores në minutën e 74-t. Shqiptari, që u thirr për […]

LEXO TE PLOTE
" "

Kombëtare

Sadiku i papërmbajtshëm, dopietë për Malagën (video)

Publikuar

-

Armando Sadiku ka shënuar të dy golat në fitoren 2-0 të Malaga ndaj Tenerife për javën e 19-të të Segunda Divizion. Në minutën e 27′, bomberi kuqezi i gjendur brenda zonës së rreptësisë, topin e ardhur nga goditja e këndit e dërgoi në rrjetë. Në minutën e 76′ dërgoi sërish topin në rrjetë, këtë hera […]

LEXO TE PLOTE
" "

Kombëtare

“Boom boom” Sadiku/ Video: Bomberi kuqezi shkund rrjetën me një gol të bukur

Publikuar

-

Armando Sadiku rikthehet sërish te goli. Bomberi kuqezi ka shënuar për Malagën ndaj Tenerife, në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të të La Liga 2 apo Segunda Divizion. Elbasanasi u tregua i saktë brenda zonës së rreptësisë pas një topi të ardhur nga goditja e këndit dhe e dëgoi atë në rrjetë në minutën […]

LEXO TE PLOTE
" "

Kombëtare

Çmendet Napoli, synon si trajner Edi Rejën për pasues të Ançelotit

Publikuar

-

Nga

Edi Reja dhe Shqipëria. Një histori e cila nga entuziazmi dhe dëshira për të rinovuar, u la në harresë, me kontratën e re që ende nuk është firmosur. Tani misteri shtohet me zërat që vijnë nga Italia sipas të cilave tekniku 74-vjeçar, është një prej kandidatëve që Napoli po studion, në rast të largimit nga […]

LEXO TE PLOTE