Connect with Us

Reja: Stërvisja Pirlon, por ja kush është lojtari më i madh që kam trajnuar ndonjëherë

Kombëtare

Reja: Stërvisja Pirlon, por ja kush është lojtari më i madh që kam trajnuar ndonjëherë

Publikuar

-

Shqipëria iu afrua pranë kualifikimit, por një episod bëri që gjithçka të thërrmohej. Mirëpo, në pankinë është një 74-vjeçar, i cili me eksperiencë nuk bëri asnjë skandal në dhomat e zhveshjes, por të kundërtën.

Motivoi grupin dhe u tregoi lojtarëve se çfarë janë të aftë të bëjnë në rast se besojnë deri në fund. Jo më kot, Edi Reja ka kaluar të 1000 pankinat në drejtim. Në një rrëfim ekskluziv për “Panorama Sport”, italiani çon nëpër mend të gjithë karrierën e tij.

Lojtarin më të madh, e përmend por nuk zgjedh Pirlon, ndeshjen më të bukur, presidentin më të bezdisshëm. Italiani ka edhe një batutë, pikërisht me statistikat e tij personale, teksa jetëgjatësia në këtë profesion ia ngatërron numrat. Në fund, një urim por pse jo edhe “kërcënim” për Deshamp. “1000-ja ime e mund 100-ën e Deshamp”, tregon trajneri i Kombëtares për gazetën.

Mister, cili është momenti më i bukur që keni përjetuar me Shqipërinë?

Nuk ka ardhur akoma. Shpresoj të jetë në ndeshjen ndaj Francës momenti më i bukur që do të përjetoj me Shqipërinë. Do të më pëlqente që të bënim një paraqitje të mirë ndaj Andorrës si fillim dhe më tej një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Francës. Shpresoj shumë të jetë momenti më i mirë për mua që kur kam ardhur në Shqipëri.

Si do i përgatisni në pak ditë ndeshjet ndaj një kundërshtari në nivelin e Andorrës dhe ndaj kampiones së botës si Franca? 

Realisht përgatiten në të njëjtën mënyrë. Për ta bërë këtë, fillimisht i vendosim vetes si objektiv fillestar Andorrën që t’ia dalim me sukses. Në momentin që përfundon, më pas nis të mendosh për tjetrën.

E thonë shpesh trajnerët këtë. Duket si shabllon

Është diçka që nuk mund të bëhet ndryshe. Nuk mund të mendosh njëkohësisht për dy ndeshje brenda këtyre tri ditëve. Sigurisht që ndaj Andorrës duhen marrë parasysh ata lojtarë që janë më mirë fizikisht. E them këtë sepse disa prej lojtarëve tanë kanë luajtur me ekipet deri të dielën. Ndaj, duhet parë se në çfarë gjendjeje do vijnë. Në momentin që i kam të gjithë, flas me ta dhe ata që janë në formën më të mirë, në 100% të mundësive, do luajnë ndaj Andorrës.

Mister, keni qenë gjithmonë diplomat me çështjen e rinovimit. Apo është një çështje e përfunduar dhe mungon vetëm prezantimi? 

Shikoni, nuk kam folur kurrë me presidentin për çështjen e rinovimit. Jam këtu e fillimisht dua të përfundojnë këto ndeshje sa më mirë e referuar atij aspekti që thoni ju, nuk besoj se do të ketë probleme. Të paktën nga ana ime. Sigurisht që më duhet të flas me presidentin.

Në karrierën tuaj, kush është lojtari më i madh që keni stërvitur?

Hmmm (mendohet…) Në fakt kam pasur Pirlon, kam pasur shumë të tillë. Mirëpo, lojtari referuar aspektit profesional, ka qenë Klose. Ai, jo më kot ka luajtur edhe në tre Botërorë.

Çfarë ka pasur të veçantë Klose? 

Klose nuk është se ka qenë një futbollist i jashtëzakonshëm, por po flasim për një futbollist shumë inteligjent.

Në ç’aspekt? 

Sidomos në fazën sulmuese. Ashtu siç i sulmonte ai hapësirat, nuk kam pasur tjetër të dytë. Ka qenë eksperiencë shumë pozitive me të në ekip.

Cila ka qenë eksperienca juaj më e bukur në një skuadër?

Eksperienca më e bukur që kam pasur ka qenë në Napoli.

Po skuadra më e fortë që keni krijuar? 

Qesh… Jua thashë Napolin për atë që kam kaluar atje, ama për skuadrën më të fortë në aspektin individual, ka qenë ai vit me Lacion. Skuadër në të cilën ka qenë edhe Klose. Gjithashtu ishin edhe lojtarë të një niveli të jashtëzakonshëm. Futbollistë të rëndësishëm të një niveli të lartë.

Po nëse ju pyes për presidentin më të bezdisshëm, e keni një emër? 

Eh, mirë, nëse ma bëni këtë pyetje, ju them se presidentët janë gjithmonë të bezdisshëm (qesh…). Nuk ka asnjë që nuk është. Kam provuar te Napoli me De Laurentisin, por më pas ruajtëm një marrëdhënie shumë të mirë. Më pas kam pasur edhe Lotiton te Lacio. Më vonë, edhe Celinon që ndryshon shpesh… Gjatë karrierës sime kam pasur presidentë specifikisht të vështirë. Mirëpo, jemi ndarë gjithsesi me një harmoni të mirë mes nesh, me të gjithë.

Po ndeshja më e bukur në karrierën tuaj, cila është? 

Ndeshja më e bukur, në fakt janë dy ato që më kanë dhënë gjithçka. Një me Napolin kur arritëm Serinë A. Barazuam me Xhenoan. E dyta dhe do të mbetet gjithmonë në memorien time si historike, është derbi i Romës. Lacio-Roma, si gjithmonë me Klosen që ka shënuar gol në minutën e 90+3. Ka qenë një shpërthim emocionesh, kënaqësie që më ka mbetur ende në mendje dhe në zemër mbi të gjitha.

Deshamp do të drejtojë Francën në ndeshjen e 100- të në vendin tonë. Ju, sipas llogarive, drejtoni të 1000-ën në karrierë. Si do të jetë? 

Kjo historia me 1000 pankina më është përsëritur disa herë. A m’i keni numëruar mirë (Qesh…)?

Në disa sajte me të dhëna statistikore…

Ma kanë thënë një herë edhe në Bergamo. Kështu që le të kem edhe në Shqipëri një tjetër ndeshje me numrin 1000 (Qesh…). Sa i përket Deshampit, atëherë duhet të jem unë i avantazhuar, meqenëse ai ka vetëm 100. Kështu që përballë 1000 të miave… (Qesh…) Jam i sigurt se do të fitojnë këto të miat, janë më shumë apo jo?! Shpresoj, të paktën… Shpresoj shumë që të ndodhë kështu. Uroj të ndodhë (qesh…).

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

" "

Kombëtare

Florian kamberi mahnit Skocinë, nuk do e besoni çfarë goli ka shënuar sulmuesi i kombëtares

Publikuar

-

Nga

Ekipi i Hibernian fitoi pastër 3-0 sfidën e javës së 17-të në Skoci përballë Aberdinit, dhe autor i golit të tretë të takimit ishte shqiptari Florian Kamberi.Pas dopietës së Boil në minutat 52 dhe 68, Kamberi shënoi golin e tretë dhe atë të hipotekimit të fitores në minutën e 74-t. Shqiptari, që u thirr për […]

LEXO TE PLOTE
" "

Kombëtare

Sadiku i papërmbajtshëm, dopietë për Malagën (video)

Publikuar

-

Armando Sadiku ka shënuar të dy golat në fitoren 2-0 të Malaga ndaj Tenerife për javën e 19-të të Segunda Divizion. Në minutën e 27′, bomberi kuqezi i gjendur brenda zonës së rreptësisë, topin e ardhur nga goditja e këndit e dërgoi në rrjetë. Në minutën e 76′ dërgoi sërish topin në rrjetë, këtë hera […]

LEXO TE PLOTE
" "

Kombëtare

“Boom boom” Sadiku/ Video: Bomberi kuqezi shkund rrjetën me një gol të bukur

Publikuar

-

Armando Sadiku rikthehet sërish te goli. Bomberi kuqezi ka shënuar për Malagën ndaj Tenerife, në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të të La Liga 2 apo Segunda Divizion. Elbasanasi u tregua i saktë brenda zonës së rreptësisë pas një topi të ardhur nga goditja e këndit dhe e dëgoi atë në rrjetë në minutën […]

LEXO TE PLOTE
" "

Kombëtare

Çmendet Napoli, synon si trajner Edi Rejën për pasues të Ançelotit

Publikuar

-

Nga

Edi Reja dhe Shqipëria. Një histori e cila nga entuziazmi dhe dëshira për të rinovuar, u la në harresë, me kontratën e re që ende nuk është firmosur. Tani misteri shtohet me zërat që vijnë nga Italia sipas të cilave tekniku 74-vjeçar, është një prej kandidatëve që Napoli po studion, në rast të largimit nga […]

LEXO TE PLOTE