Connect with Us

Rrëfimi i Peter Olainkës: Skënderbeu dërgoi “spiunë” te Kukësi, më rrëmbyen natën

Sport

Rrëfimi i Peter Olainkës: Skënderbeu dërgoi “spiunë” te Kukësi, më rrëmbyen natën

Publikuar

-

Dikur pjesë e Superiores, ndërsa tani po i ngjit bindshëm shkallët në karrierën e tij si futbollist. Peter Olainka është pjesë e kampionëve të Çekisë, Slavias së Pragës, me të cilët ka realizuar edhe një ëndërr të tijën për të luajtur në Champions League, madje ndaj ekipeve si Barcelona, Inter apo Dortmundi.

Por sulmuesi Nigerian nuk harron të flasë edhe për të shkuarën e tij në Shqipëri, prej nga erdhi edhe katapultimi i tij në Europë. Olainka ka rrëfyer në një intervistë për gazetarin Oma Akatugba mënyrën se si ndodhi kalimi i tij nga Kukësi te juglindorët e Skënderbeut, me të cilët ka në memorie një sezon të jashtëzakonshëm.

Nga dyshimet për formën e futbollistit nigerian, “spiunimet” në stërvitje, e deri te hedhja e firmës në kontratë. Kjo është rrjedha e kësaj historie mes Olainkës dhe Skënderbeut, shkruan “Sport Ekpsres”.

“Gjatë kësaj kohe, agjenti kontaktoi Skënderbeun, sepse përpara se të largohesha ata shfaqën interes për mua. Fillimisht kishin dyshime dhe menduan se unë nuk isha në një formë të mirë për të firmosur me ta. Kur erdha në Shqipëri, ekipi tjetër, Kukësi, që ishte edhe skuadra e dytë më e mirë e kampionatit më mirëpriti. Skënderbeu dërgoi “spiunë” për të më parë në stërvitje.

Ata panë stërvitjen time dhe donin vërtet që të nënshkruanin me mua. Në fund, unë “u rrëmbeva” më vonë gjatë natës nga ekipi tjetër. Ata folën me agjentin tim, paketuan sendet e mia dhe më morën në kampin e tyre. Kështu firmosa me Skënderbeun. Luajta sezonin tim të parë dhe ishte vërtet shumë i mirë për mua. Kjo ndodhi në 2015-tën”, ka thënë Peter Olainka./Sport Ekspres/

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

" "

La Liga

Messi shkruan historinë/ Barcelona bën manita dhe kap vendin e parë

Publikuar

-

Barcelona bëri detyrën në sfidën përballë Mallorcës në “Camp Nou”, teksa fitoi me rezultatin e thellë 5-2, në një takim ku Lionel Messi frestoi me një tripletë Topin e Artë të gjashtë në karrierë, që mori pak ditë më parë në Paris. Katalanët zgjidhën gjithçka që në pjesën e parë, kur arritën të shënojnë 4 […]

LEXO TE PLOTE
" "

Seria A

Lazio e Strakoshës i shkakton humbjen e parë Juventusit/ Buzëqesh Interi

Publikuar

-

Lazio ka arritur të mposhtë me përmbysje skuadrën e Juventusit. Lacialët mposhtë 3-1 kampionët në fuqi të Italisë, falë golave të Luis Felipe, Milinkovic-Savic dhe Caicedo, që shfuqizuan golin e Cristiano Ronaldos që në minutën e 25-të. “Zonja e Vjetër” e nisi më mirë takimit, duke dominuar në qarkullim topi dhe në raste të krijuara. […]

LEXO TE PLOTE
" "

Seria A

Strakosha bën pritje spektakolare ndaj Dybalës

Publikuar

-

Nga

Po luhet në Romë, ndeshja mes Lacios dhe Juventusit, e vlefshme për xhiron e 15-të në Serie A. Juventusi i drejtuar nga Sarri kerkon me çdo kusht fitoren, për tu rikthyer përsëri në vendin e parë. Interi u ndal nga Roma ditën e djeshme në barazim, dhe kjo është një mundësi e artë për bardhezinjtë […]

LEXO TE PLOTE
" "

Sport

Sistemi VAR në Superiore, Jareci: Ja çfarë e pengon

Publikuar

-

Nga

Në pritje të vënies në funksion të teknologjisë VAR, shefi i arbitrave pranë FSHF, Sokol Jareci është shprehur se Shqipëria është e gatshme për ta aplikuar por problem mbetet infrastruktura. Në një prononcim për TemA Tv, Sokol Jareci, u shpreh se shumica e stadiumeve shqiptare nuk i plotësojnë kriteret për të aplikuar sistemin VAR. Jareci […]

LEXO TE PLOTE