Connect with Us

Berisha i merr vendin Strakoshës dhe Kamberi titullar, ja formacioni ndaj Andorrës

Kombëtare

Berisha i merr vendin Strakoshës dhe Kamberi titullar, ja formacioni ndaj Andorrës

Publikuar

-

Një kundërshtar si Andorra të jep luksin për të bërë eksperimente ose e thënë ndryshe lëvizje të shumta në formacion. Kështu pritet të ndodhë edhe me Shqipërinë, pavarësisht se Edi Reja nuk kërkon që të preket baza e skuadrës. Me pesë mungesa të detyruara si pasojë e dëmtimeve, italiani i pankinës kuqezi ka projektuar ndryshime të mëdha për ndeshjen që do të luhet nesër në orën 20:45 në stadiumin “Elbasan Arena”.

Në pritje të konfirmimit të FIFA-s për aktivizimin e sulmuesit Florian Kamberi, Reja ka provuar titullar kosovarin, i cili është hera e parë që grumbullohet me Kombëtaren shqiptare. Vetëm pak ditë më parë ai u pajis edhe me pasaportë shqiptare, duke i hapur kështu rrugën aktivizimit me fanellën kuqezi.

STËRVITJA 

Kuqezinjtë zhvilluan vetëm një seancë gjatë paradites së djeshme në Durrës. Shqetësimi i stafit për një dëmtim të Balajt mori një përgjigje pozitive pas rezonancës që bëri sulmuesi të hënën. Shtatlarti shkodran nuk ka ndonjë problem serioz në kofshë, kështu që do të jetë në dispozicion të Rejas.

Nga ana tjetër, Memushaj ka zhvilluar një përgatitje të diferencuar nga grupi, por që nuk rrezikon të mungojë në dy ndeshjet e fundit. Mesfushori vlonjat ka marrë një goditje në brinjë gjatë ndeshjes së fundit në Serinë B, ndërkohë që po kalon edhe një gjendje gripale.

Me skemën 3-5-2, mbrojtja pritet të përbëhet nga Ismajli, Gjimshiti dhe Veseli. Ndërsa në mesfushën me 5 nga krahët do të luajnë Roshi dhe Memolla. Skuadra plotësohet me dyshen Manaj-Kamberi. Në seancën e djeshme, skuadra rezervë përbëhej nga Mihaj, Dermaku, Trashi, Hysaj, Selahi, Qose, Memushaj, Seferi, Balaj dhe Uzuni. Në portë ndaj Andorrës titullar pritet të jetë Etrit Berisha./Panorama Sport

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Berisha: Hysaj më i vështiri, si na ndryshoi jetën Koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Profili në “Instagram” apo çdo rrjet social është shpesh treguesi kryesor për shumëçka nga jeta e secilit prej nesh. Po të futesh te llogaria e Etrit Berishës në “Instagram”, ka një oktapod. E pikërisht, si një i tillë mbase në fushë shqiptari është jo me dy, por shumë tentakula që i kanë mjaftuar për ta […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Barcelona nuk e lejoi Labinot Kabashin të luante për Kosovën

Publikuar

-

Nga

Labinot Kabashi ishte ftuar te Kombëtarja e Kosovës si 16 vjeçar. Ai është pjesë e Barcelonës dhe llogaritet si njëri nga yjet e ardhshëm të klubit katalunas. Albert Bunjaki e kishte ftuar Kabashin, kur ky ishte vetëm 16 vjeçar. Labi kishte shkëlqyer në stërvitjet te Kosova dhe ish-trajneri i Dardanëve dëshironte ta inkuadronte të paktën […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kombëtaren shqiptare e refuzoi, Besnik Hasi: Mund të drejtoj Kosovën

Publikuar

-

Nga

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi nuk e ka përjashtuar mundësinë që në një ta ardhme ta marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës. Në një intervistë dhënë emisionit sportiv të KTV “Sporti Total”, ish-trajneri i Anderlehti, Olimpiakosit, Legias, etj, ka vlerësuar lartë ngritjen e Kosovës dhe beson se ka një të ardhme të ndritur. “Me Kosovën […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: