BundesLiga
Bild hedh bombën e radhës/ Guardiola në verë do të rikthehet te Bayerni

Sipas lajmeve të fundit që vijnë nga Gjermania, konkretisht nga SportBild, Pep Guardiola është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Bayernit pas shkarkimit të Niko Kovac, por kjo gjë do të ndodhë vetëm në verë.
Plani i bavarezëve është që këta sezon ta mbyllin me Hans-Dieter Flick, të cilit iu besua ekipi pas largimit të Kovac dhe në dy ndeshjet e para ka binudr me lojë dhe rezultate.
Kontrata e Guardiolës me “Qytetarët” përfundon në verën e vitit 2021, por Bayern po shpresojnë ta bindin atë të kthehet në “Allianz Arena” verën e ardhshme, katër vjet pasi u largua prej tyre. Këtë sezon, Guardiolës nuk po ie cën dhe aq mirë të City dhe sheikëve mund t’ju sosë durimi, sepse kanë shpenzuar shumë dhe sërish trofeu i Champions League, që është synimi kryesor, ka munguar.
Gjithashtu, Bayern po monitoron edhe dy emra të tjerë si Erik ten Hag dhe Jurgen Klopp, por Guardiola është emri i parë në listë. /CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Video: Portieri i Dortmundit bën pritjen e rrallë në Champions League
Dortmundi është duke fituar në këto momente 2-1 ndaj Slavia Prague në “Signal Iduna Park”. Verdhezinjtë po bëjnë një ndeshje të madhe, edhe pse shpresat...

Champions: Interi mbetet me “gisht në gojë”, kualifikohet Dortmundi falë dhuratës së Barcelonës
Për të dytin vit rresht, Interi nuk arrin dot të kalojë fazën e grupeve në Champions League. Zikaltërve iu duhej me patjetër fitorja sot ndaj...