Connect with Us

Kombëtarja bën stërvitje sekrete/ Edi Reja përgatit skemën me dy sulmues, ja formacioni

Kombëtare

Kombëtarja bën stërvitje sekrete/ Edi Reja përgatit skemën me dy sulmues, ja formacioni

Publikuar

-

Vendimi i Taulant Xhakës për të mos iu bashkuar ekipit Kombëtar është vetëm maja e ajsbergut, në atë që duket një proces i mirëfilltë spastrimi.

Edy Reja e pranoi se lojtarët që krijojnë polemika, apo janë të pakënaqur sepse nuk luajnë, nuk kanë vend në skuadër. Një reaksion zinxhir që nisi me Mavrajn, vijoi me Xhakën, por nuk përfundon me kaq.

Ergys Kaçe ishte përfshirë nga trajneri në listën e pritjes, por as mesfushori i AEL Larisës nuk do t’i bashkohet ekipit. Zgjedhja këtë herë ishte e teknikut kuqezi. Edhe Kaçe është mes lojtarëve që mendon se duhet të ketë më tepër hapësira, madje shpeshherë 26-vjeçari është cilësuar në opinion si i keqpërdorur nga trajnerët.

Në situatën e krijuar brenda Kombëtares, e cila rrezikon të prishë balancat përpara ndeshjes me Andorrën, trajneri Reja ka krijuar një mur rreth ekipit, shkruan “A2news”.

Askush nuk ka mundur të ndjekë seancat kryesore të stërvitjes, pasi ekipi ka punuar në fushë në orare të ndryshme nga programi i përcaktuar. E vetmja mënyrë për të parë fragmente të përgatitjeve ishte nga ajri, me pamjet e dronit të shpërndara nga vetë federata. Pjesa tjetër është hermetike.

Reja pranoi se Shqipëria do të vijojë të luajë me skemën 3-5-2, por dilemat për formacionin nuk mungojnë. Në portë pritet të luajë Strakosha, me Berishën që është gati për çdo rast dhe mbrojtja nuk ndryshon. Në mesfushë Bare është i paprekshëm, Memushaj mendohet të sakrifikojë dhe Ramadani është në balotazh me Ndojin, ndërsa Hysaj e Lenjani nga krahët do të ndihmojnë fazën sulmuese, aty ku nga minuta e parë pritet të aktivizohen Balaje Manaj.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Berisha: Hysaj më i vështiri, si na ndryshoi jetën Koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Profili në “Instagram” apo çdo rrjet social është shpesh treguesi kryesor për shumëçka nga jeta e secilit prej nesh. Po të futesh te llogaria e Etrit Berishës në “Instagram”, ka një oktapod. E pikërisht, si një i tillë mbase në fushë shqiptari është jo me dy, por shumë tentakula që i kanë mjaftuar për ta […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Barcelona nuk e lejoi Labinot Kabashin të luante për Kosovën

Publikuar

-

Nga

Labinot Kabashi ishte ftuar te Kombëtarja e Kosovës si 16 vjeçar. Ai është pjesë e Barcelonës dhe llogaritet si njëri nga yjet e ardhshëm të klubit katalunas. Albert Bunjaki e kishte ftuar Kabashin, kur ky ishte vetëm 16 vjeçar. Labi kishte shkëlqyer në stërvitjet te Kosova dhe ish-trajneri i Dardanëve dëshironte ta inkuadronte të paktën […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kombëtaren shqiptare e refuzoi, Besnik Hasi: Mund të drejtoj Kosovën

Publikuar

-

Nga

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi nuk e ka përjashtuar mundësinë që në një ta ardhme ta marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës. Në një intervistë dhënë emisionit sportiv të KTV “Sporti Total”, ish-trajneri i Anderlehti, Olimpiakosit, Legias, etj, ka vlerësuar lartë ngritjen e Kosovës dhe beson se ka një të ardhme të ndritur. “Me Kosovën […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: