Connect with Us

Rrëfimi shokues i sulmuesit të njohur, zbuluon si i kërkuan autorizim për të vrarë portierin legjendar

Sport

Rrëfimi shokues i sulmuesit të njohur, zbuluon si i kërkuan autorizim për të vrarë portierin legjendar

Publikuar

-

Ish sulmuesi kolumbian i Parmës, Faustino Asprilla, në një dokumentar të bërë për jetën e tij, të titulluar “Faustino, Il Grande”, ka zbuluar një detaj shokues që ka lidhje me mafian.

50-vjeçari tregoi se pas një sherri me portierin dhe kapitenin e Paraguajit, Chilavert, një mafioz i kishte shkuar në hotel dhe i kishte kërkuar autorizimin për ta vrarë atë.

“Në një ndeshje eliminatore për Francë 1998, unë dhe Chilavert patëm një zënkë në fushë dhe u ndëshkuam të dy me karton të kuq, ndonëse nën një reagim të ashpër të publikut. Pas ndeshjes më erdhi në hotel një njeri i mafias, i njohur me pseudonimin Julo Fierro, i cili më kërkoi autorizim për të vrarë portierin e Paraguajit. “Ti je i çmendur. Gjithçka që ndodh në fushë, mbetet brenda saj”, i thashë”, tregoi sulmuesi në rrëfimin për jetën e tij.

Faustino Asprilla, me një karrierë rreth 17-vjeçare si profesionist, arriti të luajë për 5 sezone me Parmën dhe dy me Newcastle United, ndërsa pjesën tjetër të karrierës ka qenë pjesë e skuadrave amerikano-jugore.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: