Seria A
Trajneri i Portugalisë nxjerr bllof Sarrin, zbulohet e vërteta për Ronaldon

Maurizio Sarri justifikoi zëvendësimin e Ronaldos ndaj Milanit, me faktin që portugezi po vuan nga një dëmtim, që nuk e lejon të japë më të mirën në fushë dhe se ka sakrifikuar për aq sa ka luajtur.
Por tekniku bardhezi është përgënjeshtruar sot nga trajneri i Portugalisë, Fernando Santos, i cili deklaroi se Cristiano Ronaldo është në formë mjaft të mirë dhe se do të luajë titullar në ndeshjet e ardhshme eliminatore.
“Të gjithë pyesin për Ronaldon, pasi ai është më i miri në botë dhe është normal ky interes ndaj tij. Megjithatë mund t’u konfirmoj se është në formë shumë të mirë dhe do të luajë. Po të mos ishte në maksimum, nuk do ta kisha grumbulluar fare. Kemi nevojë për pikë dhe do të luajmë për fitore në ndeshjet e radhës”, deklaroi tekniku portugez.
Lajme të Rekomanduara:

E bujshme/ Interi prenoton dy futbollistët shqiptarë për merkaton
Pasditen e djeshme në selinë e Interit është zhvilluar një takim merkatoje mes drejtuesve zikaltër dhe Mauricio Setit, presidentit të Veronës. Një takim, siç raportojnë...

Boris Johnson fiton zgjedhjet/ Messi dhe Ronaldo e pësojnë keq
Pas triumfit të Boris Johnson, Britania po afrohet akoma dhe më shumë me Brexit. Një revolucion që do të sjellë pasoja serioze edhe në nivelin...