Connect with Us

Eliminatore Euro 2020: Anglia dhe Portugalia shpartallojnë kundërshtarët, Franca fiton me përmbysje

Sport

Eliminatore Euro 2020: Anglia dhe Portugalia shpartallojnë kundërshtarët, Franca fiton me përmbysje

Publikuar

-

Portugalia ka shpartalluar Lituaninë me rezultatin tenistik 6-0 në Estadio Algarve të Faro/Loule. Kampionët në fuqi të Europës kanë shfaqur një formë fantastike në shtëpi duke hedhur një tjetër hap të rëndësishëm për kualifikimin. Megjithatë, lufta me Serbinë do të jetë e fortë teksa edhe ballkanasit e kanë fituar sfidën e tyre ndaj Luksemburgun me rezultatin 3-2. Cristiano Ronaldo ka luajtur për 90 minuta, megjithëse tek Juventusi pretendojnë se është i dëmtuar, dhe legjenda e Portugalisë ka shënuar një tripletë spektakolare duke vajtur në kuotën e 98 golave me përfaqësuesen. Golat e tjerë janë shënuar nga Pacienca, Pizzi dhe Bernardo Silva.

Edhe Anglia ka bërë spektakël ndaj Malit të Zi, duke fituar me rezultatin 7-0 në Wembley të Londrës. Anglezët kanë siguruar kualifikimin për në Europian teksa Çekia ka mposhtur Kosovën e cila nuk ka më asnjë shans të kapë kryesuesit. Harry Kane ka shkëlqyer për vendasit me tripletën e tij që në pjesën e parë. Golat e tjerë janë shënuar nga Oxlade-Chamberlain, Rashford dhe autogoli i Sofranac.

Franca ka rrezikuar goxha, por në fund ka dalë me një fitore 2-1 nga Stade de France ndaj Moldavisë. Ishin miqtë ata që befasuan me golin e tyre në fillim të sfidës, por golat e Varane dhe Giroud me penallti kanë përmbysur gjithçka. Me këtë fitore, Franca ngjitet në vend të parë të grupit H, ku bën pjesë edhe Shqipëria, me dy pikë më tepër se vendi i dytë ku ndodhet Turqia.

Rezultatet e plota të takimeve të sotme:

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

" "

Seria A

Video: Ronaldo dhe Buffon takojnë dy fëmijët që i shpëtuan tërmetit në Thumanë

Publikuar

-

Futbolli na ka treguar shpeshherë që është më shumë se një lojë. Dy legjendat e futbollit, Cristiano Ronaldo dhe Gianluigi Buffon, kanë takuar dy fëmijë shqiptarë, që i kanë shpëtuar tragjedisë së tërmetit në Thumanë. Video është publikuar në Facebook nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. “Një surprizë për Aurelin dhe Alesjon, dy fëmijët që […]

LEXO TE PLOTE
" "

Seria A

Inter-Roma/ Formacionet zyrtare

Publikuar

-

Inter-Roma do të jetë ndeshja e parë e javës së 15-të në Serie A. Zikaltrit duan fitoren për të vazhduar kryesimin, ndërsa verdhekuqtë duan të vazhdojnë ecurinë pozitive të javëve të fundit. Conte ka hedhur në fushë formacionin më të mirë të mundshëm pas mungesave të Sensit, Barella, Gagliardinit. Formacionet zyrtare: Roma: Mirante; Santon, Mancini, […]

LEXO TE PLOTE
" "

Sport

Lum Kosova që e ka, Muriqi është bishë/ Shënon golin e radhës për Fenerbahcen

Publikuar

-

Vedat Muriqi nuk di të ndalet. Sulmuesi i Fenderbahce ka shënuar golin e barazimit në sfidën që gjiganti turk po luan në shtëpi ndaj Genclerbirligi. Miqtë shënuan të parët dhe sulmuesi dardan ka bërë detyrën, duke barazuar. Për Muriqin ky është goli i tetë në kampionatin turk me fanellën e Fenerbhace. Sezonin e shkuar ai […]

LEXO TE PLOTE
" "

Seria A

Kupa e Italisë/ Interi i pafat, buzëqeshin ekipet e tjera të mëdha

Publikuar

-

Është hedhur shorti për fazën e 1/8 të Kupës së Italisë. Short i pranueshëm për Juventusin, Milanin, Napolin dhe Lazion, teksa Interi i Contes do të ketë kundër një rival të vështirë. Zikaltrit do të luajnë përballë Cagliarit, por i favorizon fakti që ndeshje do të zhvillohet në shtëpi. Fiorentina-Atalanta është një tjetër duel i […]

LEXO TE PLOTE